KLP zyrtarizon kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, në intervistë më 13 nëntor

KLP zyrtarizon kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, në intervistë më 13 nëntor

TIRANE- Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela janë zyrtarizuar nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën e zhvilluar ditën e sotme.

Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti. Vendimi është miratuar me shumicë votash ku tashmë ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për pozicionin  e Prokurorit të Përgjithshëm.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi 13 nëntorin si ditën e intervistave për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

 

Sipas njoftimit të KLP duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik. 

Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.

        Arta Marku                                                                      Fatjona Memçaj                                                                    Olsian Çela

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë