KLSH, Berisha – Leskajt:
Ke mbështetjen e qeverisë

KLSH, Berisha – Leskajt:<br />Ke mbështetjen e qeverisë
TIRANË – Në faqen online kryeministri ka zbardhur takimin e parë të kryeministrit Berisha me kryetarin e ri të KLSH, Bujar Leskaj, të propozuar nga presidenti Bamir Topi.
Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe transparenca e qeverisjes janë gur themeli në një shtet demokratik. Duke e vlerësuar KLSH si një institucion themelor në këtë drejtim, kryeministri theksoi se qeveria do të mbështesë punën e këtij institucioni. Kryeministri shprehu besimin se KLSH do të shqyrtojë gjithçka me rigorozitet dhe objektivitet maksimal në përputhje me ligjin. Kryeministri theksoi që kontrolli të ketë si objektiv të gjitha institucionet si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.
“Me punën tuaj, të përpiqeni të forconi besimin e publikut tek këto institucione si dhe të përcillni një përgjegjshmëri sa më të lartë për zbatimin e ligjit” , u shpreh Berisha.
Kryeministri u shpreh se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion , pranë Këshillit të Ministrave, dhe te gjitha institucionet e tjera të kontrollit janë të gatshme të bashkëpunojë me KLSH-në.
Nga ana e tij, Kryetari i KLSH, zoti Bujar Leskaj falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe besimin e treguar nga maxhoranca për mandatimin e tij në këtë detyrë, duke theksuar se misioni i tij në krye të KLSH është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit.
Zoti Leskaj theksoi se strategjia e re e KLSH do të jetë në sintoni me Strategjinë Antikorrupsion të qeverisë të miratuar në vitin 2008 duke siguruar nga ana tjetër se do të synojë në një zbatim profesional dhe efikas të ligjit jashtë çdo interesi tjetër.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, Leskaj vlerësoi masat e ndërmarra nga kryeministri Berisha për mbështetjen e veprimtarisë së KLSH-së, si dhe vlerësoi angazhimin e tij për bashkëpunim me strukturat shtetërore të kontrollit dhe të zbatimit të ligjit.


(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi