KLSH: Janar-prill, zbulohen
169 milionë euro abuzime

Janë 22.8 miliardë lekë shkelje dhe shpërdorime të kryera nga administrate shtetërore, në nivel qendror apo vendor, që ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpermjet auditimeve të kryera në periudhën janar-prill 2017. Shifra është e barabartë me 169 milionë euro.

Sipas KLSH, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 960.5 milionë lekë, afërsisht 7.1 milionë euro.

Po kështu, konstatohen shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 21.9 miliardë lekë, afërsisht 162 milionë euro, nga e cila 20.7 miliardë lekë, afërsisht 153 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë, afërsisht 9 milionë euro në fushën e shpenzimeve.
 
Tatime dhe Dogana
Në sektorin e Tatim-Taksave, shkeljet llogariten në vlerën e përgjithshme prej 233 milionë lekësh konstatuar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës, në vlerën 77.4 milionë lekë; Lezhë, në vlerën 63.6 milionë lekë; Bashkinë Cërrik, në vlerën 36.3 milionë lekë; bashkitë Himarë, 35.7 milionë lekë,; Tepelenë, 14.2 milionë lekë; Sarandë, në vlerën 5.8 milionë lekë, për mospagesë të taksave vendore, etj.

Sa u përket Doganave, shkeljet kanë qenë në vlerën e përgjithshme prej 150.8 milionë lekësh, konstatuar në degën e doganës Berat, në vlerën 108.6 milionë lekë; Elbasan, në vlerën 42.2 milionë lekë, etj.
 
Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, shkeljet kanë qenë në vlerën e përgjithshme prej 53.8 milionë lekë. Kështu, psh, tek Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, në vlerën 35.9 milionë lekë, nga e cila 27.4 milionë lekë, si pasojë e pagesave për 30 punonjës, të cilët kanë përfituar padrejtësisht paga për shkak të trajtimit të tyre si punonjës në “listë pritje”, etj.
 
Në fushën e prokurimeve publike, abuzimet, sipas KLSH, kanë qenë në vlerën e përgjithshme prej 282.9 milionë lekësh, si psh tek Bashkia Sarandë 32.3 milionë lekë; Bashkia Tepelenë 26.6 milionë lekë; Bashkia Himarë 21.9 milionë lekë, etj.

Po kështu, janë konstatuar shkelje procedurash në zbatimin e punimeve publike si në rastin e Bashkisë Sarandë 56.5 milionë lekë; Ujësjellës Kanalizime sh.a Lushnje 36 milionë lekë; Bashkia Tepelenë 24.2 milionë lekë; Ministria e Bujqësisë 22.8 milionë lekë, etj.

Audituesit e KLSH kanë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme afro 21.9 miliardë lekë: 20.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.

Kështu, janë konstatuar tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Tiranë, në vlerën 19.8 miliardë lekë, nga të cilat 10.6 miliardë lekë janë shkelje të disiplinës financiare në fushën e Hidrokarbureve dhe 9.2 miliardë lekë të ardhura të munguara në fushën minerare.

Apo tek Bashkia Himarë, në vlerën 183.6 milionë lekë, si pasojë e mospagesës së tarifës për zënien e hapësirës publike për subjektet e pajisur me leje minerare; Bashkia Mat, në vlerën 167.1 milionë lekë për të njejtën arsye; Bashkia Sarandë, në vlerën 146.6 milionë lekë si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë. Por edhe tek Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a, Shkodër, në vlerën 23.2 milionë lekë, si pasojë e mosxhirimit në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Shkodër të sigurimeve shoqërore të mbajtura

Drejtoria Rajonale e Mjedisit Fier rezulton me dëm në vlerën 281.5 milionë lekë, si pasojë e mosvendosjes së penaliteteve për subjektet të cilat nuk kanë dorëzuar raportet e vetëmonitorimit, kurse Aluizni Tiranë, në vlerën 32.4 milionë lekë, si pasojë e mospagesës së taksës së Ndikimit në Infrastrukturë

Bashkia Sarandë rezulton me performancë më të dobët, me dëm në vlerën 539.8 milionë lekë, si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë dhe shumë e paguar si pasojë e vendimeve të gjykatës për largimet e paligjshme nga puna, ndërsa Bashkia Himarë, në masën 399.8 milionë lekë si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë

 
Shkeljet sipas sektorëve 
Tatime dhe Dogana
Total Tatime                        233 milionë lekësh
Drejtoria Tatimore Durrës     77.4 milionë lekë
Drejtoria Tatimore Lezhë      63.6 milionë lekë
Bashkia Cërrik                    36.3 milionë lekë
Bashkia Himarë                  35.7 milionë lekë
Bashkia Tepelenë               14.2 milionë lekë
Bashkia Sarandë                5.8 milionë lekë
Total Dogana                    150.8 milionë lekë
Dogana Berat                    108.6 milionë lekë
Dogana Elbasan                42.2 milionë lekë 
 
Tenderat
Tenderat total                   282.9 milionë lekë
Bashkia Sarandë              32.3 milionë lekë
Bashkia Tepelenë             26.6 milionë lekë
Bashkia Himarë                21.9 milionë lekë
 
Shkelje financiare
Dëm total                       21.9 miliardë lekë
AKBN                             19.8 miliardë lekë
Bashkia Sarandë             539.8 milionë lekë
Bashkia Himarë               399.8 milionë lekë
Bashkia Mat                    167.1 milionë lekë
Drejtoria e Mjedisit Fier     281.5 milionë lekë

13 drejtues të rangut të mesëm e të lartë para akuzave penale
Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 13 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione:  Bashkia Sarandë (Drejtor juridik në cilësinë e anëtarit të KVO, Drejtor ekonomik dhe ish-drejtor i shërbimeve publike, në cilësinë e anëtarëve të KVO); Bashkia Sarandë (Kryetar Bashkie, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike, dy Mbikëqyrës punimesh); Bashkia Tepelenë (Ish-Kryetar Komune); Bashkia Tepelenë (Hartuesi i Projektit të Investimeve); Bashkia Himarë (Kryetar Bashkie, Drejtor i Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit); Bashkia Himarë (Kryetar Bashkie, Inspektor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Inspektor në Drejtorinë e të Ardhurave, Përgjegjëse e Financës, Përgjegjës i zyrës juridike, ish-Përgjegjës i Financës, Specialist i Lartë i Ndërtimit, Specialist i Topografisë, Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve, Specialist Prokurimesh, Drejtor i Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes); ALUIZNI Lezhë (Ish-Drejtor, ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë, ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë, dy Specialist); Hipoteka Lezhë (Ish-Regjistrues, dy Specialistë Arkivistë, dy Specialistë Juristë, dy Specialistë Hartografë, dy ish-Specialistë Juristë); Hipoteka Librazhd (Dy ish-Specialistë Juristë, dy ish-Regjistrues) dhe Ujësjellës Kanalizime sh.a Lushnje (Administrator i shoqërisë)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA

Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA