KLSH kallëzon ish-drejtorin e ALUIZN-it Tirana Rurale dhe 3 ish-specialistë: Bënë legalizime të paligjshme

TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 4 ish punonjës të ish Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Rurale. Pas autitimit të KLSH është konstatuar se rreth 49% e lejeve të legalizimit të dhëna kanë qenë në mënyrë të kundërligjshme. Konkretisht është bërë kallëzim penal për ish drejtorin e zyrës rajonale të ALUIZNI-t me iniciale A.I dhe për 3 specialistë të tjerë të kësaj drejtorie për shpërdorim detyre.

Këta persona kanë shkelur ligjin në dhënien e legalizimit, pasi nga 5585 leje legalizimi të lëshuara, 2750 leje janë në shkelje, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 290.7 mijë lekë. Po ashtu në 54 raste është konstatuar se është ndryshuar zëri kadastral gjatë legalizimit, si dhe në 15 raste të tjera është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit, përroi, kanal pa respektuar distancat nga brigjet dhe në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit.

8 leje legalizimi janë dhënë për objekte që ndodhen  në afërsi të kabinës elektrike ose nën linjat e transmetimit të energjisë elektrike. 23 legalizime janë bërë pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cenuar trupi i rrugës pa u konsultuar me ARRSH-në. Një objekt është legalizuar në Zonën e Mbrojtur të Ekosistemit Natyror të Malit me Gropa-Bizë-Martanesh. Ndërsa nga ana tjetër janë legalizuar dy objekte 25m larg hekurudhës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë