KLSH, Leskaj: Jo më auditime
formale, ndihmë nga prokuroria

KLSH, Leskaj: Jo më auditime<br />formale, ndihmë nga prokuroria
TIRANË – Pak ditë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i KLSH, Bujar Leskaj deklaron se nuk do të tolerojë më më auditime formale apo evidentim shkelësish pa ndëshkimin që meritojnë.
“Auditimet e subjekteve deri tani duhet të pranojmë se kanë qenë formale, nuk janë përgatitur sipas kërkesave të manualit përkatës, ndërkohë që ne do të bëjmë auditiumet e performancës krahas asaj financiare. S`ka kontroll pa ndëshkim, do të jemi rigorozë e striktë, do të largojmë hijen e kontrollorit gjobëvënës”, ka deklaruar kryetari i KLSH.
Leskaj ka bërë sot analizën e punës së KLSH për vitin 2011, kohë gjatë së cilës ky institucion drejtor nga Robert Çeku. Ai ka theksuar se gjatë vitit 2011 janë zhvilluar 152 kontrolle dhe janë marrë 1605 masa administrative ku vetëm 1108 janë zbatuar.
Leskaj kërkoi mbështetjen e Prokurorisë, qeverisë dhe çdo institucioni në luftën kundër korrupsionit që sipas tij është edhe prioriteti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Nuk mund të pretendojmë se luftojmë me efikasitet korrupsionin dhe nuk propozojmë largimin nga puna dhe kallëzim në prokurori për shkelësit e ligjit. Korrupsioni nuk është as i kuq e as blu, ai ka vetëm një ngjyrë, të zezë dhe për këtë do të luftohet në çdo bashki e komunë, pavarësisht nëse drejtohet nga socialistët apo demokratët”, tha kreu i ri i KLSH.
Leskaj ka garantuar se KLSH-ja do të punojë për një insitucion të lartë auditimi duke fuqizuar rolin e saj me detyrë kontrollin e mirëadmistrimin e pronës publike.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi