TIRANË- Sot kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka nënshkruar në Ankara një marrëveshje për zhvillimin e infrastruktuës së informacionit.

Marreveshja parashikon mbeshtetjën e Agjensisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim për zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në KLSH, nëpërmjet sıgurimit të versionit të përditesuar të Programit kompjuterik të auditimit IDEA dhe trajnimit të audituesve të KLSH-së për përdorimin e këtıj programi, sigurimit të pajisjeve të TI dhe Zbatimit dixhital të sistemit teë menaxhimit të auditimit. Për këtë komponënt të fundit të marrëshjes, është siguruar edhe ndihma e Gjykatës Turke të Llogarive, partner i KLSH-së.

Marrëveshja u nënshkrua mes kreu të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dhe presidentit të Agjensisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Serdar Çam.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)