Klubet e Premier League votojnë në favor të mbajtjes së VAR

Klubet e Premier League votojnë në favor të mbajtjes së VAR

Foto ilustruese

Klubet e Premier League kanë votuar 19 me 1 në favor të mbajtjes së gjyqtarëve ndihmës dhe teknologjisë (VAR) sezonin e ardhshëm. Uolves mori një nismë dhe votim për përdorimin e VAR-it në sezonin 2024-25, pasi paraqiti zyrtarisht një rezolutë në Premier League në maj.

Në mënyrë që VAR të anulohej, 14 nga 20 klubet e Premier League duhej të votonin pro për ta bërë këtë. Megjithatë, BBC Sport njofton se Uolves nuk arriti të fitonte mbështetje në mbledhjen e përgjithshme vjetore të së enjtes.

Premier League është nën presion në rritje për të modifikuar VAR, i cili u prezantua në fillim të sezonit 2019-20. Në takim u rikonfirmua se pozicioni jashtë loje gjysmë automatike do të prezantohen në një moment gjatë vjeshtës, ndërsa Premier League konfirmoi se do të vendosen njoftimet e VAR në lojë.

Njoftimet në lojë, të cilat u përdorën gjatë Kupës së Botës për femra 2023, do t'i shohin gjyqtarët të shpjegojnë vendimet pas VAR për tifozët në stadiume. Uolves nxiti një mocion pasi një varg vendimesh shkuan kundër skuadrës së Gary O'Neil sezonin e kaluar.

Klubi renditi nëntë arsye për të mbështetur propozimin e tij për të ndaluar VAR-in, duke përfshirë ndikimin në festimet e golave, armiqësinë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe kohëzgjatjen e nevojshme për të marrë vendime.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë