Klubet shqiptare në kolaps financiar, FSHF njofton për licencimet

Klubet shqiptare në kolaps financiar, FSHF njofton për licencimet

Në një kohë kur klubet e futbollit në Shqipëri po kalojnë një situatë të zymtë financiare FSHF njofton se ka nisur licencimi i ekipeve për sezonin e ardhshëm. Sipas FSHF-së klubet duhet të përmbushin 5 pikat e vendosura nga UEFA, ku më e rëndësishmja është kriteri financiar. Kujtojmë se 5 ekipe të Superligës janë me llogari të bllokuara për shkak se nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Në rast se këto klube nuk futen brenda rregullave rrezikojnë të mos marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s në rast se kualifikohen.

Ndërkohë më poshtë njoftimi i plotë i FSHF-së: “Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Procesi përfundon më 31 Mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriteret e tjerë. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohet më datë 20 Dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/12/2018 02:35

    Bravo shumë mirë sa më transparencë aq më shumë futboll cilësor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit