Klubet votojnë me ‘dorë të ngrirë’ në asamble, Duka flet për arritjet dhe trajnerin

Klubet votojnë me ‘dorë të ngrirë’ në asamble, Duka flet për arritjet dhe trajnerin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, pas Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të mbajtur sot foli për zhvillimet e kësaj të fundit, objektivat e federatës, por edhe për trajnerin e ri të Kombëtares.

Asambleja “Gjëra e rëndësishme në këtë asamble është e qartë, që ne duhet të bëjmë një hap ndryshe sot. Të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm deri më sot. Ka nevojë për një hap tjetër cilësor, për një organizim më të mirë të anëtarëve të tij, për një modernizim të lojës, për një reformin të anëtarëve, gjë që duhet të bëjmë nëpërmjet politikave apo sistemit të licensimeve që ka federata e futbollit dhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore për të ndihmuar jo vetëm klubet, por edhe njerëzit dhe individët që investojnë në futboll.”

Objektivat e federatës – “Mendoj që kemi një federatë të konsoliduar. Duhet të kemi anëtarë të organizuar mirë dhe në rast se ndodh kjo gjë patjetër që do të prodhojnë një futboll akoma më të mirë.”

Trajneri i Kombëtares – “Asambleja ka marrë kohën e vet të përgatitjes, si nga ana ime si nga pjesa tjetër e stafit. Detyra tjetër tashmë që përfunduam asamblenë është të plotësojmë stafin kombëtar gjatë kësaj jave.”

Sa I përket zhvillimeve në asamble klubet votuan me ‘dorë të ngrirë’ për të drejtat televizive, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë ekskluzivitet i FSHF-së. Ndër ndryshimet e tjera më të rëndësishme ishin edhe sanksionet për klubet në rast të vonesave të rrogave. Tani çdo klub do të dënohet nga Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve pas 30 ditësh vonesë page dhe jo pas 3 muajsh, siç ishte më parë.

Pati edhe disa largime anëtarësh, por gjithashtu edhe shtimin e disa të tjerëve. Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku janë pesë anëtarë të rinj, ndërsa të përjashtuarit janë Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora dhe Olimpiku.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga