Anis Mehmeti ka shënuar nëntë gola këtë sezon me Bristol Cityn në Championshipin anglez të futbollit. Forma e mirë e 25-vjeçarit të sulmit nuk ka mbetur pa u vënë re dhe Wolves në Premier League është në gjurmët e tij.

"Football Insider" bën me dije se 'Ujqit' kanë nisur kontaktet me Mehmetin dhe duan të firmosin brenda këtij muaji, ndërsa shqiptarit i skadon kontrata me Bristol verën e këtij viti.

Interesi nuk është surprizë për Mehmetin, por sulmuesi është në mëdyshje sepse Wolves rrezikon të rrëzohet nga Premier League dhe ai ka ambicie për të luajtur në elitën e futbollit anglez, duke qenë në garë me Bristol për t'u ngjitur një kategori më sipër.

Diçka e tillë ka frenuar entuziazmin e Mehmetit i cili duket se do presë deri në verë për të "vulosur" të ardhmen, pasi në drejtim të tij ka shumë oferta.