KM: Berisha në samitin
e PPE, takon Samaras

TIRANE- Kryeministri Berisha takohet me personalitete të politikës, pjesëmarrës në punimet e Kongresit të 20 të PPE

Kryeministri Berisha, i cili po merr pjesë në punimet e kongresit të 20-të të Partive Popullore Eropiane që po zhvillohet në Marsejë, në ditën e dytë të këtyre punimeve ishte pjesëmarrës në Samitin e Partive Popullore Evropiane. Ky samit, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, zoti Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Në samit merrnin pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek dhe presidenti Grupit të PPE në Parlamentin Evropian Joseph Daul.

Kryeministri Berisha është takuar gjatë punimeve të Kongresit të PPE-ve me një sërë personalitetesh pjesëmarrëse, si Kryetari i grupit të PPE në Parlamentin Evropian, zoti Josef Daul, kryeministrin finlandez Jyrki Katainen, Presidentin e Parlamentit Evropian Jerzy Busek, Presidentin e PPE Ëilfried Martens, ish kryeministrin italian dhe Presidentin e PDL (Il Popolo della Libertà) Silvio Berluskoni, përfaqësues i PDL Franco Fratini, Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re, zotin Antonis Samaras, Presidentin e bordit të Fondacionit Robert Schuman, zotin Dominique Giuliani, Sekretarin e Përgjithshëm të Grupit të EPP Martin Kamp, si dhe ish Guvernatorin e Minesotës zotin Tim Pawlenty, zëvendëspresidenten e IRI (Instituti Ndërkombëtar Republikan), znj. Judy Van Rest, Drejtorin për Europën të IRI Jan Surotchak, etj, me të cilët ka diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, si ato në rrafshin politik, ashtu edhe atë ekonomik, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të bërë realitet projektin e shekullit për shqiptarët, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Njoftimi është publikuar në faqen online të zyrës së shtypit pranë kryeministrisë e mban datën 8 dhjetor 2011.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri