KM: Mbyllet Konsullata në Nju Jork
hapet Zyra Konsullore pranë OKB

KM: Mbyllet Konsullata në Nju Jork<br />hapet Zyra Konsullore pranë OKB
TIRANE - Janë zbardhur vendimet e Këshillit të Ministrave të marra gjatë ditës së sotme. Pjesë e vendimeve të marra është edhe mbyllja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Nju Jork dhe hapja e Zyrës Konsullore pranë OKB-së  në Nju Jork.
 
Sipas njoftimit të dhënë, hyn në fuqi menjëherë ndërsa janë caktuar Ministra e Jashtme dhe ajo e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Më poshtë edhe vendimi i plotë i marrë sot nga Këshilli i Ministrave:

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË NXITJEN DHE LEHTËSIMIN E TREGTISË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
Miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO  PELESHI


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi