KM miraton dhënien e armatimeve
për Irakun kundër terrorizimit

KM miraton dhënien e armatimeve<br />për Irakun kundër terrorizimit
TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për dhënien e armatimeve për Irakun në mbështetje të luftës kundër terrorizmit. Me propozim të Ministres së Mbrojtjes dhe në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, Qeveria ka vendosur për:
 
“Dhënien e armatimit, pa shpërblim, qeverisë së Republikës së Irakut, të hequr nga armatimi e përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë e përbërëse e tij”.
 
Për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare, ngarkohet Ministria e Mbrojtjes.
 
 
Fatime Imeraj emërohet anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë
Fatime Imeraj është emëruar në detyrën e anëtarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Këshilli i Ministrave miratoi sot kandidaturës e saj me propozim të kryeministrit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, të ndryshuar.
 
 
OK marrëveshjes me Kuvajtin për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Kjo marrëveshje është propozuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Këshilli i Ministrave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj