'KMSH pronari i dytë më i madh pas shtetit', publicisti: Në 30 vite sekti gylenist që e drejton ka abuzuar me pronat! Ende nuk dihet kur do hapet 'Namazgjaja'

Disa besimtarë mysliman kanë ngritur shqetësimin ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar se po shet pronat duke mos bërë transparencë se ku shkojnë këto prona që sipas tyre i përkasin besimtarëve.

Pjesë e kësaj skeme siç thonë ata është edhe Xhamia e Namazgjasë, që ka pothuaj 10 vite që po ndërtohet dhe nuk është hapur ende. Publicisti Florian Arapi sqaroi më shumë në Studio Live.

Për Arbër Hitajn, ai thotë se tek kjo xhami e madhe që ende nuk është hapur, parashikohet që të ketë poshtë një qendër biznesi

'Xhamia ka filluar projekti në vitin 2013 dhe pastaj në vitin 2015 dhe pastaj u ndryshua projekti dhe filloi sërish. Në fakt  kërkesa për xhami ka filluar në 1937 në kohën e Zogut. Pas viteve 90 të gjithë qeveritë e kanë përdorur për vota apo për të gënjyer. Disa herë janë hedhur gurët për të ndërtuar që në 92 dhe prapë jemi në një situatë të tillë ku myslimanëve po u privohet xhamia. Xhamia është projekt i madh, poshtë është një qendër biznesi me kate dhe parking.'

Arapi vijoi më tej duke thënë se KMSH-në e ka kapur sekti gylenist, që ka përvetësuar pronat e komunitetit mysliman dhe i shet pa transparencë.

'Në kohët e 2013 ishte një premtim i shtetit turk, atëherë sekti gulenist që atëherë kishte kapur komunitetin mysliman, kjo marrëveshje u krye me gjithë praninë e sektit gylenist dhe vazhdoi procedurat për ndërtim. Pastaj xhamia u mbarua dhe tani ka mbaruar prej 2018 apo 2019. Mirëpo Turqia nuk mundet që ti dorëzojë kësaj organizate këtë xhami. Përveç ka dhe një arsye, pronat e kësaj xhamie, një parking dhe qendra e biznesit, gylenistët i kanë ndarë në format e tyre mafioze. Këto kanë qenë pengesat. Janë dhënë disa ‘koncesione’ me shuma qesharake. Prona është e KMSH, mirëpo ndërtimi prej 30 milion euro është ndërtuar nga shteti turk. Nuk do kishte pengese nëse nuk do ishin gulenistët. Ata nuk tërhiqen dhe fokus kanë pasur pronat. Është rënë dakord që xhamia të hapet nga një fondacion dhe brenda saj nuk do ketë pjesëtarë të organizatës Gulen. Një pjesë do propozohen nga shteti i Turqisë.'

Më tej Arapi thotë se zbuloi me një grup besimtarësh që pronën e komunitetit prapa pallatit të Kulturës, KMSH e ka shitur dhe aty do bëhet kulla më e lartë në Shqipëri. Po kështu është vepruar dhe në vende të tjera ku ka prona KMSH, pa bërë transparencë.

'Pak ditë më parë një grup besimtarësh të cilët jam pjesë, bëmë kërkesë për transparencë për një pronë tek prapa pallatit të Kulturës. KMSH është pronari i dytë më i madh pas shtetit shqiptar. Kaq shumë prona dhe asete ato nuk janë marrë dhe janë shitur në mënyrë abuzive prej 30 vitesh. Duke filluar nga un dhe të tjerët nuk kanë informacion se ç’bëhet me këto prona. E morëm vesh që në atë vend KMSH do ta lëshoj me përqindje, do zhvillohet prona dhe do bëhet kullë, më e larta në vend 100 kate lart. Drejtuam kërkesë, kush janë ndërtuesit, sa është përqindja që është dhënë. A është marrë miratimi. Sipas ligjit vakëf tjetërsimi është i palejuar. Por organizata e këtyre nuk pyesin. Nuk na japin info se çka ndodhur.'

Sa i përket xhamisë së Namazgjasë ende nuk dihet se kur do hapet.

'Për hapjen nuk ka gjë konkrete dhe askush nuk di gjë. Ju kërkoj juve shkoni pyeteni, ça po ndodh a mund ta di çfarë po ndodh në Namazgja. Çfarë po ndodh me pronën në pallatin e Kulturës me kullën 100 kate.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
'Prona 400-600 milion euro e KMSH do ndërtohet kullë, Florian Arapi: Shitja, pa transparencë! Sa do marri Komuniteti Mysliman nga këto 150 mijë m2?

 

Publicisti Florjan Arapi ishte në Studio Live ditën e sotme teksa hodhi akuza për Komunitetin Mysliman në Shqipëri se ka shitur pronat në mënyrë abuzive prej vitesh e udhëhequr prej atij që ai e quan sekti gylenist.

Pjesë e kësaj skeme, është edhe prona prapa Pallatit të Kulturës ku pritet të ndërtohet një kullë 100 katëshe, dhe KMSH kishte si pronë 2500 m2. Për këtë shitje nuk ka fare transparencë sipas Arapit dhe nuk dihet se sa do përfitoj KMSH.

'KMSH me anë të statutit të ndryshuar dhe të bërë sipas qejfi të tyre kanë tagrin që 10 veta të firmosin për këtë pronë që diskutohet për 400 milion deri në 600 milion euro që do ndërtohet mbi të. Me një llogari të thjeshtë janë 2500 metra katror, sikur të ndërtohet 50% e saj 1200-1500, 100 kate, 150 mijë m2. Sa do marri Komunitetit Mysliman nga këto 150 mijë m2? Se 1 m2 në atë vend është 4000-5000 euro. Duam të dimë sa do marri Komuniteti Mysliman nga këto 150 mijë m2 që do ndërtohen? I gjithë thelbi është transparenca.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2024 00:22

    Si nuk e ditke kur do te hapet xhamia e Namazgjase?! Pyete Erdoganin tend te dashur, qe i sherben me devotshmeri dhe qe te paguan te derdellisesh kunder KMSH,ai na e la /pulle poste/ mu ne qender te Tiranes,ai po e mban peng!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat