Knut Fleckenstein: Çështja çame
të diskutohet mes dy qeverive

Knut Fleckenstein: Çështja çame<br />të diskutohet mes dy qeverive
Eurodeputeti Knut Fleckenstein në debatin mes Shqipërisë dhe Greqisë për banesat që planifikohen të prishën ne Himarë deklaron se ligjit duhet t’i binden të gjithë.
 
 “Unë mësova që qeveria shqiptare është shumë strikte, kur vjen puna tek shtëpitë që ndërtohen pa leje dhe pa aprovimin e shtetit dhe sigurisht njerëzit duhet të trajtohen njësoj, qofshin ata shqiptarë me rrënjë shqiptare ose shqiptarë me rrënjë greke.
 
Prandaj, unë jam dakord me atë çfarë tha kryeministri Rama
” u shpreh ai për 27.al.
 
Por nëse banorët kanë kundërshti për vendimet, atëherë ai i fton që ti drejtohen gjykatës.

Nga ana tjetër, unë mendoj që nëse i referohem vendin nga unë vij, njerëzit kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës dhe të diskutojnë çështjen atje.
 
Kjo është diçka që me sa duket shpesh mungon në Shqipëri, pra njerëzit nuk i drejtohen gjykatës.

Sidoqoftë, mendoj se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, qofshin ata me rrënjë bullgare, greke ose shqiptare
’ deklaron eurodeputeti.
 
Përsa i përket cështjeve të vjetra mes dy vendeve, konkretisht ajo çame që ka nxitur debate muajt e fundit, Knut Fleckenstein thotë se Shqipëria dhe Greqia duhet të ulen në bisedime për ti zgjidhur.
 
Në qoftë se grekët do të përpiqeshin të ndalonin negociatat përpara se ato të fillonin do të ishte gabim.

Sepse, unë mendoj që kjo çështje historike duhet të diskutohet mes fqinjësh dhe përsa i përket kësaj teme unë jam shumë dakord me atë çfarë tha komisioneri Hahn, që kjo çështje duhet diskutuar mes grekëve dhe shqiptarëve, si dhe qeverive të tyre.
 
Kjo nuk duhet të çojë në mbylljen e rrugës për në Europë ose të shtyjë një vendim të rëndësishëm si ai hapjes së negociatave
” përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship