Koçi: Dy arsyet se përse Berisha
sulmon kolonelin Artur Mecollari

Koçi: Dy arsyet se përse Berisha<br />sulmon kolonelin Artur Mecollari<br>
Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi deklaron se koloneli Artur Mecollari sulmohet nga Berisha, pasi kundërshtoi marrëveshjen e parë me Greqinë për detin, por edhe privatizimin e bazës së Bisht Pallës. Koçi thotë se Artur Mecollari u shkarkua si Komandant ne detyre i Forces Detare vetem 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazes se Bisht Palles ne duart e Fazllicit dhe bashkepunetoreve te tij ne klanin Berisha.

“Artur Mecollari eshte nje nga ata ushtarake qe luftoi fort kunder marreveshjes anikushtetuese te detit me Greqine. U shkarkua si Komandant ne detyre i Forces Detare vetem 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazes se Bisht Palles ne duart e Fazllicit dhe bashkepunetoreve te tij ne klanin Berisha.Fitoi gjyqet me zyrtaret e korruptuar te Saliut dhe kontribuon me dinjitet ne FA.

Loja me spiune eshte hakmarrje politike e avokateve te shitjes se detit. PD po perpiqet me cdo mjet te ndaloje nje marreveshje te re per detin me Greqine. Sepse kjo do te vertetonte perfundimisht shitjen e interesave kombetare kur ajo firmosi marreveshjen e mëparshme” deklaron Koçi. Artur Mecollari është njëri nga emrat e negociatorëve të Shqipërisë me palën greke për detin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë