SHKODER - Më 10 mars të vitit 2007, i shumëkërkuari i policisë në ato vite, Edmir Koçia, u arrestua nga agjentët specialë të RENEA-s, e cila mbështeti policinë e Shkodrës në operacion, për shkak të rrezikshmërisë të të akuzuarve. Asokohe 34-vjeç, Koçia u vu në pranga së bashku me 34-vjeçarin Fatmir Muça, gjatë operacionit të koduar “Dragonova”.
Aksioni policor mundësoi arrestimin e dy të kërkuarve, të cilët ishin mbajtur në mbikqyrje për një kohë të gjatë. Gjatë kontrollit në banesa, Koçisë dhe Muçës iu gjet një arsenal armësh. Dy bashkëpunëtorët u arrestuan pasi ishin autorët e dyshuar të vrasjes së Artur Talanit dhe Fatbardh Trumës.
Ngjarja për të cilën akuzohen kishte ndodhur më 8 nëntor të vitit 1999, në vendin e quajtur "Bahçja e Çakajve", në periferi të qytetit. Dokumentimi i ngjarjes erdhi pas rihapjes së dosjeve të vjetra nga ana e prokurorisë së Shkodrës. Zbardhja e ngjarjes çoi në identifikimin e më pas arrestimin e tyre.
Me anë të një deklarate zyrtare për shtyp në vitin 2007, policia e Shkodrës tha se gjeti në banesën e Edmir Koçisë një armë gjahu teke, një automatik Kallashnikov Model 56, një mitraloz i lehtë model 56, së bashku me kutinë e fishekëve, një pistoletë e kalibrit 9mm me 15 fishekë, dy radio dore së bashku me kufje, një arkë me fishekë, një pushkë snajper me 5 krehra fishekë, si dhe dy palë dylbi, njëra nga të cilat me rreze ultra të kuqe.
Ndërkohë që në shtëpinë e Muçës u sekuestruan 2 pistoleta Zastava me silenciator, 2 krehra me fishekë, një automatik Kallashnikov, 2 palë dylbi si dhe dy maska.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com