Koalicion me LSI? Sali Berisha:
Kemi traditë të mirë bashkëpunimi

Koalicion me LSI? Sali Berisha:<br />Kemi traditë të mirë bashkëpunimi
Këmbënguljen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta që Reforma në Drejtësi duhet të miratohej edhe me konsensusin e opozitës, Berisha e vlerëson si një qëndrim që kontribuoi në arritjen e konsensusit dhe nuk e përjashton sërish mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
 
Ish- kryeministri shprehet se “Bashkëpunimi i PD me LSI varet nga rezultatet elektorale dhe shumë faktorë të tjerë, por nuk mund ta mohoj që këto dy parti kanë një traditë bashkëpunimi”, tha Berisha për Tv Klan.
 
Ndërsa përsa i përket Reformës në sistemin e Drejtësisë, Berisha shprehet se kundërshtitë e Partisë Demokratike nuk ishin për të mbrojtur një grusht njerëzish, por qëndresë për parimet themelore kushtetuese.

I pyetur për qëndrimin e deputetit Eduard Selami, i cili deklaroi se do ta votonte Reformën në Drejtësi edhe nëse PD nuk do të bënte një gjë të tillë, Berisha deklaroi se "Nuk e quaj një veprim të drejtë".
 
Reforma në Drejtësi u miratua me konsensusin e të gjitha palëve pas presionit ndërkombëtar.



d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri