Në fjalën e saj, Topalli theksoi se “në këtë datë kujtojmë ditën e 4 martireve të demokracisë të cilët dhanë jetën për demokracinë që Shqipëria të ecë përpara, dhe për këtë arsye shkodranët dhe shqiptarët me 23 Qershor do zgjedhin PD si forcë qeverisëse”.
Shkodra ka përkujtuar këtë të martë 2 prillin 1991, demonstratën antikomuniste të 22 viteve më parë ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Homazhet u zhvilluan në sheshin me të njëjtin emër ku ndodhet lapidari i ngritur në nderim të tyre. Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore ishte edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli se bashku me deputetë të qarkut, drejtuesit vendorë, familjarë që nderuan veprën e 4 te rinjve që dhanë jetën për lirinë e vendit nga kthetrat e egra komuniste.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)