TIRANE - Deputeti socialist, Erjon Braçe i kërkon kryesisë së Partisë Socialiste, që të ftojë në koalicion parazgjedhor Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut.
Duke iu referuar argumentit të paraqitur në fillim jave në kryesinë e partisë së tij “izolimin elektoral të Sali Berishës”, Braçe shprehet se duhet të bëhet një ftesë publike, ashtu siç ndodhi me LSI-në, edhe ndaj AK-së.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Braçe i kërkon kryesisë të “shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë një ftesë po aq serioze, konkrete, të barabartë e publike (siç ftesa e mëparshme) ndaj “Aleancës Kuq e Zi” për ta ftuar zyrtarisht në koalicion parazgjedhor të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste”.
Kjo sipas deputeti socialist, do të jetë në funksion të “zgjerimit të koalicionit aktual me forca të tjera opozitare kundër regjimit të Sali Berishës, por edhe në funksion të maksimizimit të votave antiregjim”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com