TIRANE - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet pritet të hyjë në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.
Ky vendim është marrë sot, gjatë mbledhjes së kryesisë e cila autorizoi me unanimitet kryetarin, Shpëtim Idrizi, që të zhvillojë negociata për koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, informon atsh.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi vlerësoi se prezenca e kësaj force politike në mandatin katërvjeçar të Kuvendit ka ofruar një vizion të ri në politikën shqiptare, duke u paraqitur si partia që nuk bën kompromise mbi çështjen kombëtare.
Në mënyrë të veçantë, gjatë bilancit të punës së PDIU, u vlerësua miratimi i Rezolutës për Çështjen Çame, që për nëntë vjet rrinte e fshehur në sirtaret e Kuvendit dhe vetëm fal trysnisë pozitive të ushtruar nga deputetët e PDIU, shqiptarët e Çamërisë dhe të gjithë shqiptarët që mbështesin këtë kauzë kombëtare, mori fuqi ligjore.
Kryesia vendosi që të nisin përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke pohuar vendosmërinë e rritjes së përfaqësimit parlamentar të PDIU-së në përbërjen e ardhshme të Kuvendit, çka do të kontribuojë në rritjen e zërit dhe trysnisë pozitive për çështjet kombëtare e në veçanti për çështjen çame.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com