Koalicionet, Ndoka: Bisedime me
PD-PS...mund të krijohet poli i III     

Koalicionet, Ndoka: Bisedime me<br />PD-PS...mund të krijohet poli i III 

 

 
TIRANE - Në kohën kur ende nuk janë mbyllur koalicionet parazgjedhore, në arenën politike parashikohet që të krijohet një pol i tretë politik, i formuar nga parti të spektrit të djathtë e të majtë. Kryetari demokristian Nard Ndoka thotë për A1 Report se krijimi i një koalicioni të tretë politik do t’i bënte mirë edhe procesit zgjedhor e për këtë ai nuk ngurron të flasë edhe për takime të kryetarëve të partive të tjera politike, si PBDNJ, FRD apo edhe PSD e Gjinushin. 

nard ndoka

Zoti Ndoka thotë se forca politike që ai kryeson është e hapur për bashkëpunim majtas dhe djathtas e për këtë thotë ai nuk kanë munguar edhe kontaktet. Në intervistën për A1Report kryedemokristinani Nard Ndoka thotë se lidershipi demokrat po mban qëndrim të ftohtë ndaj aleatëve.

nard ndoka

"Janë disa formacione politike, të prirura drejt bashkëpunimeve të reja politike dhe nga kampi i majtë dhe nga kampi i djathtë është Partia e të drejtave të Njeriut, është partia e zotit Topi, janë edhe partitë e majta, zoti Gjinushi apo Aleanca Kuq e Zi por skema të tilla janë shumë të vlefshme edhe për pluralizmin, edhe për shembjen e tij bipolarizimi" - thotë Ndoka.

Zoti Ndoka thotë se partia e tij vijon procesin e testimit të kandidaturave në bazën e partisë në mënyrë që në këtë garë të ofrohen kandidatura fituese. 

"PDK-ja prioritet ka bashkëpunimin opozitar por kur vërejmë që edhe vetë, bashkëpunimi opozitar nuk tenton zgjerimin e bazës por edhe këto që ka nuk i mirë administron, krijon idenë që ka një mungesë vullneti dhe mungesë dëshire dhe çdo subjekt tenton që të shikojmë për më tepër hapësirë," - tha Ndoka.

Në negociatat me PD, Partia Demokristiane synon që në këto zgjedhje të përfaqësohet me kandidatët e saj në 6 bashki të vendit, në Fushë-Arrëz, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Mallakastër dhe Sarandë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk kanë vendosur për formulën e prezantimit para elektoratit në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat