TIRANË - Koalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë ka dalë me një deklaratë pas mbylljes së votimit në orën 19:00. Sipas vëzhguesve, klima e zgjedhjeve në përgjithësi ka qenë normale, njerëzit kanë vijuar të votojnë dhe drejtohen qendrat e votimit.
PARREGULLSITË E ZGJEDHJEVE SIPAS KVZ
Por, sipas vëzhguesve, në disa qendra votimi shihen persona të paautorizuar, që mund të identifikohen me armëmbajtje pa leje, duke u afruar në qendra votimi, për të timiduar votuesit.
Është vëzhguar një respektim i procedurave të votimit, në një seri rastesh për sa i përket votimit me certifikatë apo një person me pasaportë të vjetër.
Është vënë re se në qendrën 44 në Vlorë është identifikuar një person me karta të dyshimta.
Ka raste të fotografimit të votës. Dy raste në 45 në Vlorë, një në Tiranë.
Aspekti i problematikave ka qenë në Vlorë, tek materniteti është bërë mbledhja e kartave të identitetit të të sëmurëve.
Është parë mungesa e bojës në Lushnjë si rezultat i mungesës së bojës kanë votuar pa bojë dhe është quajtur proces i rregullt.
Janë gjetur fletë të hedhura në tokë nga pakujdesia e komisionerëve.
Persona me aftësi të kufizuar janë ndihmuar nga anëtarë të komisionit të votimit. Ka pasur raste të votimit familjar.
480 zgjedhës, por fletët e votimit më pak 450 fletë në shkollën “Sinan Tafaj” në Tiranë.
Në qarkun e Linas Mollas në Elbasan ka pasur zënkë dhe kanë dalë jashtë dhe votimi është ndërprerë.
Në Peqin, Pajovë kanë lëvizur njerëz të armatosur dhe të paautorizuar, që kanë krijuar shqetësim.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com