Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë:
Politika dështoi reformën zgjedhore

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë:<br />Politika dështoi reformën zgjedhore
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaron se Komision për Reformën Zgjedhore dështoi tërësisht në përmbushjen e zotimeve të lidershipeve politike për të ndërmarrë një reformë të thelluar dhe integrale të kuadrit ligjor zgjedhor. 
 
"Dështim që erdhi pa asnjë arsye legjitime apo qoftë pretekst të bërë publik, duke evidentuar kthjelltësisht një mungesë vullneti bipartizan për të realizuar përsa ishte zotuar.
 
Çdo përpjekje për amendim të Kodit në vijimësi të regjimit zgjedhor, përpos se do sillte amendime dritëshkurtra dhe pa gjithëpërfshirje në shkelje të garancive ligjore vendase dhe të huaja, do të jetë vetëm një mundësi për dakortësi të ngushta politike
".
 
 "Të gjendur në këto rrethana, me dështimin e procesit të reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor, të mosefikasitetit të deritanishëm të procesit të dekriminalizimit dhe Reformës në Drejtësi të mbetur pezull, zgjedhjet e 18 Qershorit 2017 marrin një vlerë të disafishtë.
 
Dështimi i paarsyeshëm i Reformës Zgjedhore nga klasa politike duhet të shndërrohet në maturi dhe vullnet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
" thuhet në reagimin e KVV.
 
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, i bën thirrje Komisionit Qendror i Zgjedhjeve që ndonëse pa u mundësuar përmirësimi i kuadrit ligjor, mbetet shumë për t’u bërë në zbatimin e ligjit, si për administrimin zgjedhor, financat e partive politike dhe drejtësinë zgjedhore. 

Para pak ditësh Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve që do të zhvillohen në 18 qershor 2017.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai