Koalicioni me LSI dhe kandidatët
Rama drekë me Vangjush Dakon

Koalicioni me LSI dhe kandidatët<br />Rama drekë me Vangjush Dakon
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të drekojë me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, këtë të diel ku besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët.
 
Megjithatë, fokusi i kësaj dreke nuk është vetëm kjo festë, por edhe situata politike.
 
Dako bën pjesë te njerëzit e besuar të Ramës me të cilin ai diskuton temat e nxehta të politikës së ditësh si dhe për vendimet që duhet të marrë. Burime pranë takimit bëjnë të ditur se Rama dhe Dako kanë biseduar edhe për listat e kandidatëve të 18 qershorit.
 
Gjithashtu, edhe pse mbetet figurë e kontestuar nga disa segmente të LSI-së, kryebashkiaku Dako ka marrëdhënie të mira me kryetarin e kësaj force politike, Ilir Meta.
 
Dreka e Ramës me Dakon vjen një ditë para se PS dhe LSI të vendosin zyrtarisht për koalicionin e ardhshëm, në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
Kryebashkiaku i Durrësit besohet se është i angazhuar edhe në negociatat mes Ramës dhe Metës për rinovimin e marrëveshjes së koalicionit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai