Koalicioni, Meta: Mund të
thërrasim sërish Konventën

Koalicioni, Meta: Mund të<br />thërrasim sërish Konventën
Një tjetër konventë zgjedhore për të përcaktuar fatin e koalicionit. Pavarësisht se një ditë më parë e quajti bashkëpunimin me PS-në me potencial të lartë dhe ende të pashfrytëzuar, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë intervistës për Report Tv sqaron se do të jenë strukturat e zgjedhura këtë fillim dhjetor ato që do kenë fjalën finale, ndoshta duke e hedhur dhe në votë anëtarësi si në Konventë.
 
"3-4 dhjetor është Konventa dhe i takon këtyre forumeve që  do zgjedh Konventa apo qoftë përsëri Konventës për të marrë vendimet e duhura", shprehet Meta.

Për pjesën tjetër të reformës në drejtësi, paketën me 28 ligjet e reja, meta thekson se duhet pritur dhe opozita.

"Ne besojmë se opozita duhet të marrë pjesë dhe të kontribuojë me përgjegjshmëri për ecurinë dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Unë besoj se standardet e Venecias duhet të na udhëheqin gjithashtu në zbatimin e Reformës", deklaroi ai.

Por ndryshe nga aleati Rama, ai ka një opinion ndryshe mbi rrezikun e tjetërsimit të vettingut nga Gjykata Kushtetuese.
 
Ndërkaq, në Konventën Zgjedhore të LSI-së aparatit të ri drejtues të partisë u miratuan dhe ndryshimet në statut.
 
Rregullorja e brendshme e partisë tashmë legjitimon dhe fraksionet brenda kësaj force, të cilët mund të kenë dhe njerëzit e tyre në forumet drejtuese të partisë.
 
Po ashtu në statut sqarohet gjerësisht si do të kryhet auditi i financave të LSI-së, i jepen më shumë kompetenca Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit Ankimor Kombëtar, që do zgjidhë mosmarrëveshjet brenda strukturave të partisë.

Fjalën e fundit për këto ndryshme do ta kenë Kryesia dhe Këshilli Drejtues Kombëtar në një moment të dytë.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai