TIRANE - Vetëm disa ditë pas arritjes së koalicionit mes LSI dhe PS, teksa Meta ka braktisur qeverisjen me Berishën, dhe puna e dy partive me bazën në funksion të fitores në zgjedhjet e 23 qershorit po vijon maksimalisht.
Tashmë puna e të deleguarve të kryesisë së PS dhe të LSI, por dhe e anëtarëve të forumeve të tjera drejtuese si dhe e deputetëve është e dyfishtë, që konsiston te fushata për arritjen e maksimalizimit të votave për partitë dhe sqarimit të bazës për rëndësinë e koalicionit mes dy partive të majta, rrugët e të cilave më 2009 u ndanë, PS në opozitë dhe protesta masive kundër vjedhjes së votës dhe LSI në pushtet, në bashkëqeverisje me Berishën.
Dy deputetë të PS, përkatësisht Marko Bello e Eltar Deda dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili kanë dhënë qëndrimet e tyre në lidhje me fushatën, duke u shprehur se janë të angazhuar për të thithur sa më shumë vota por dhe për të arritur krijimin e kushteve që asnjë votë të mos shkojë dëm.
Më konkret ka qënë deputeti i PS Marko Bello, i cili ka nënvizuar se pragmatizmi për largimin e Berishës triumfon në qëndrimin ndaj koalicionit, ku dhe ata që janë idealistë e kanë pranuar një gjë të tillë në emër të largimit të këtij kryeministri. “Ne jemi tepër të impenjuar në zbërthimin e programit të PS për një “Rilindje Shqiptare”.
Ka propozime interesante nga fermerët, të cilat mund të integrohen në programin final. Sigurisht që java që sapo u mbyll ka pasur dhe pyetje e kërkesa për sqarime në lidhje me aleancën me LSI që sapo mbyllëm. Megjithë zërat kritikë, shumica shfaq shenja mirëkuptimi e me sa duket pragmatizmi triumfon dhe në këtë rast: vendosmëria të larguar sa më parë Sali Berishën nga pushteti.
Dhe socialistët idealistë e ‘kafshojnë’ gjuhën përballë këtij synimi të përbashkët”, deklaroi dje deputeti i PS Bello për gazetën. Duke parajmaruar njëherësh se do të vijojë puna më me intensitet për maksimalizimin e rezultatit dhe garantimin e fitores përballë një Berishe që tenton të vjedhë votat.
Ndërkohë që deputeti i qarkut të Vlorës, Eltar Deda nënvizon se puna po vijon në bazë për një fitore të përbashkët. “Ne po bëjmë punën e partisë si deputetë dhe anëtarë forumesh. S’diskutojmë aleancën, bëjmë punën e ngarkuar nga forumet e PS. Aleanca është pjesë e kësaj pune, që është mirëpritur nga një pjesë shumë e madhe e anëtarëve të PS.
Jemi duke punuar për të arritur fitoren tonë të përbashkët”, tha Deda. Ndërsa nënkryetari i LSI Petrit Vasili thotë se po punohet për shtimin e votave mbi 120 mijë që kanë deri më tani. “LSI duhet të mbrojë votën më 23 qërshor, ndërkohë që po punojmë për përzgjedhjen e kandidatëve.
Në koalicion me PS kemi ardhur me 120 mijë vota, po punojmë që të tejkalojmë sa më shumë këtë shifër”, tha Vasili. Teksa paralajmëron një fushatë efikase në kuadër të koalicionit në funksion të fitores.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com