TIRANË – Koalicioni i PS-së me LSI-së nuk është gjë e re dhe as e papritur për deputeten socialiste Mimi Kodheli, e cila ishte e ftuara e mbrëmjes së sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, drejtuar nga gazetari Ilir Babaramo.
“Që në muajin dhjetor”, tha Kodheli, “ne kemi shpallur hapjen e negociatave me çdo forcë politike dhe që i përgjigjet thirrjes sonë për të krijuar një front të gjërë të një koalicioni të qendrës së majtë”.
Pyetjes së Babaramos se mos me këtë marrëveshje që bëri, PS-ja i kaloi caqet e pragmatizmit, duke harruar protestën ku nxori mijëra vetë në shesh dhe çoi në humbjen e katër jetëve, Kodheli iu përgjigj se politika nuk duhet të rrijë peng i së shkuarës dhe se mbetet detyrim moral, politik, atdhetar i PS-së të zbulojë ata që shkaktuan ato vrasje. Më poshtë, intervista me znj.Mimi Kodheli.
PYETJET E BABARAMOS DREJTUAR KODHELIT
Do të doja dija se cilat janë detajet e marrëveshjes apo negociatave me LSI-në?
Kjo nuk ishte e re dhe as e papritur, sepse që në muajin dhjetor kemi shpallur hapjen e negociatave me çdo forcë politike dhe që i përgjigjet thirrjes sonë për të krijuar një front të gjërë të një koalicioni të qëndrës së majtë. Për momentin nuk ka detaje, është anoncuar fakti që LSI nuk është bën më pjesë në qeverisjen e vendit dhe besoj se ky është hapi i parë.
Por këto hapa kanë krijuar problem brenda PS-së? Kujtojmë thënien e z.Majko për shembull…
Gjëja që unë do të them është se ne do të jemi konseguentë të atyre gjërave që kemi thënë, që kemi pretenduar dhe për të cilat, padyshim vazhdojmë të punojmë dhe bëjmë betejat tona. Dhe një ndër to është çuarja e detyrimit tonë moral, politik, atdhetar që kush e shkaktoi atë ngjarje të hidhur që përfundoi me humbjen e katër jetëve, do të gjykohet dhe asnjë nga ata që e kanë kryer këtë veprim do vijë një ditë që do të përballet me ligjin.
Ju sollët në shesh mijëra njerëz që të protestonin për videon Meta – Prifti dhe tani a është e moralshme që fillimisht afrohet Prifti dhe tani bëhen negociata me Metën. A nuk mendoni se pragmatizmi I ka kaluar kufijtë e moralit në këtë rast?
Unë mendoj se demokracia nuk është një gjë e dhënë njëhërë e për gjithmonë. Demokracia dhe politika nuk mund të rrijë peng i së shkuarës apo i asaj që ka ndodhur. Mendoj që është në mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarëve të shikojmë përpara dhe të mundësojmë atë që për ne sot është gjëja më e rëndësishme: realizimi i programit tonë, që do të çojë në shkëputjen njerë e mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të tranzicionit, që vazhdon prej 22 vjetësh.
Në shtypin e sotëm është shkruar se z.Meta ju ka vënë kusht votimin e tri ligjeve për të dalë nga qeveria. Do t’I votoni pasnesër tri ligjet?
Ky është një spekullim përsa kohë nuk është diskutuar në grupin parlamentar. Do marrim vendim politik për gjithçka.
Çfarë pritet nga kjo marrëveshje, çfarë pritet të ndodhë?
Hapi i parë është bërë, dalja e LSI-së nga koalicioni, që nuk është një veprim që ndodh çdo ditë. Në ditët në vazhdim do shohim hapat që PS-ja do të marrë lidhur me partitë e tjera që do të përfshihen në koalicion.
Kush janë partitë e tjera?
Ne do të jemi të hapur, por janë kryesisht parti mbi baza etnike.
Mos ndoshta kjo marrëveshja e fundit me LSI-në është si ajo thënia e Montanellit “mbyllni hundët dhe votoni”, pra si t’u thuash shqiptarëve votoni, mjafton të qeverisim dhe me djallin për ta hequr qafe Berishën.
Ndoshta pak nga pak duhet ta mësojmë këtë mësim se kushdo që është i interesuar për të ardhmen e familjes së vet të vërë me shpatulla pas murit, çdo qeveri që nuk ka realizuar programin e saj? Le të jetë kjo edhe qeveria socialiste.Është e pafalshme që sot, pas 22 vitesh demokraci, ne votojmë sikur bëjmë tifo për një skuadër futbolli.
Dua t’ju pyes për detajet e marrëveshjes elektorale? A do të ketë diçka specifike me z.Meta apo do jetë njësoj si për tërë aleatët e tjerë?
Unë besoj se partitë nuk janë njësoj përsa i përket elektoratit, por them se edhe të privilegjuar nuk ka pse të ketë. PS-ja ulet ndërmjet tyre si e barabartë mes të barabartëve.
A e dinë deputetët e PS-së se ku do jenë për zgjedhjet? Mos jeni vonë për këtë?
Ne i kemi përcaktuar tashmë drejtuesit e qarqeve kryesore. Psh, unë jam drejtuesja e qarkut të Lezhës, në Korçë është z.Majko, Shkodra ende nuk është përcaktuar…
Mbi çfarë kriteresh bazohen kandidatët për deputetë?
Kemi pasur një vendimarrje të kahershme. Çdo zonë ka karakteristikat e veta, mënyrën si I kërkon deputetët, kështu që bëhen sondazhe, respektohet statusi, pyeten njerëzit. Ka vështirësi , nuk pretendoj gjë perfekte, por shpresoj se numri parlamentar do jetë më cilësor dhe më i shumtë në numër.
Si keni dalë në konkluzionin e taksës progresive?
Ka një debat teorik mbi taksën e sheshtë dhe atë progresive. Ajo që ne na nxiti për këtë konkluzion është se Shqipëria vazhdon të mbetet një vend i varfër, ku 52% e popullsisë e jeton në mënyrë të varfër ndërsa 2.3% e saj, në mënyrë ekstremisht të varfër. Kjo e bëri kërkesën tonë më këmbëngulëse që të përjashtonin atë pjesë të popullsisë që jetonte në një limit. Në Shqipëri jeton nën 50% e popullsisë në fshat dhe një familje jeton me rreth 200 dollarë të ardhura. Llogarisni sikur të ketë të paktën 5 anëtarë, pra, i bie 7 dollarë për frymë.Kjo llogaritet thjesht. Kjo do të thotë se një njeri jeton me 1.5dollarë në ditë. A e mendoni se çfarë do të thotë kjo? Është pothuajse e pamundur, pra, duhet ta ngremë në një nivel tjetër.
Prisni pak znj.Kodheli, se ata punojnë tokën, presin edhe pyllin edhe ngrohen…S’mund të më thuash se jetojnë kaq keq.
Është e vërtetë se nuk presin të tërë pyje, se nuk punojnë të tërë tokën, se dimë një familje në Ulëz që kish çuar tre fëmijët në spital se kishin një javë që hanin vetëm misër.
A mendoni se keni bërë propozim kolapsi duke hequr taksën e biznesit të vogël? Si do ta kontrolloni evozionin?
Kjo taksë nuk ka ndikim të madh në buxhet. Është taksa fiskale ajo që mban sistemin.
Thonë se kanë ndërtuar vetëm 8000 km rrugë, që ju nuk i shikoni.
Unë kam një orë që jam kthyer nga një rrugë, që është kthyer nga një rrugë vdekjeje, por vetëm sinjalistikë, siguri europiane nuk ka. Shqiptarët janë të vetëdijshëm se tani u është dhënë mundësia të shohin si ëhstë një rrugë e vërtetë. Para dy javësh kam qënë duke u kthyer nga Dibra e nuk mund ta harroj atë pjesë të rrugës nga Burreli në autostradë. Nuk ka asnjë dritë të vetme. Për cilat rrugë po flasim?!
Po ju nuk keni përcaktuar për vete ku do ndërhyni?
E çara, Berisha do japë përgjigje për ato që ka premtuar dhe nuk I ka bërë. Ne kemi programin, ndërsa ai vazhdon të kopjojë në mënyrë gjysmake dhe mjerane atë që ne kemi propozuar dhe jam detyruar që në vend të bëj një fjalim politik, të lëxoj procesverbalin ku propozimi ynë ishte hedhur poshtë me 72 vota dhe risillej për votim në Kuvend. Ne kishim një vit e gjysëm që e kishim hedhur atë propozim dhe jo ashtu, apriori, me qëllim që fermeri fshatar të përfitonte ca para dhe me imoralitetin, me turpin më të madh, sillej sikur po zbatohej programi i ri. Është propozuar heqja e tvsh-së së ilaceve, të librave, të energjisë elektrike e nuk është pranuar. Po tani, ç’po bëjnë?
Po lidhur me punësimin, ku e gjetët shifrën e 1 milion të papunëve?
E thjeshtë fare ajo shifër: janë 1 milionë të pasiguruar.
Po për fermërët, çfarë keni menduar?
Për të mbështetur fermerët, kemi idenë e financimit të fermerit shqiptar. Kemi menduar krijimin e një banke me kushte lehtësuese.
Ku do t'i gjeni paratë për projektet tuaja?
Atje ku gjenden: duke zvogëluar në maksimun korrupsionin.
Çfarë tjetër keni prioritet veç bujqësisë?
Kemi turizmin, se është pretenduar nga Kryeministri një turizëm elitar. Këta 4 milionë turistë që pretendon ai, veç në marrshin bukë me vete, sepse turistët duhet të konsumojnë, të marrin shërbime.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com