Pas takimit të djeshëm mes Liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, të cilët diskutuan për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, kanë dalë në dritë disa nga pikat e dakordësuara mes dy partive.
Gazeta Bota sot mëson se Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.
Po cilat janë këto pika?
1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimumi dhe në dy zëvendësministra për ministri
2. Në çdo ministri grate do të kenë përfaqësi 30%
3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në web faqet zyrtare
6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
7. Do të ketë raportime dhe standardizime në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat).
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani deklaruan pas takimit se kanë ranë dakord për të bashkëqeverisur dhe se posti i Kryeministrit të ri do ti takojë partisë që do rezultojë forcë e parë pas rinumërimit të disa votave të kontestuara.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1803
Lajme të tjera
-
Kurti: Nuk lejova që Asociacioni të vihej si parakusht për negociatat me Serbinë, Vuçiç hoqi dorë nga ajo kërkesë
29 Mars, 20:49
-
Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik
29 Mars, 17:20
-
Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe shpejt
29 Mars, 12:52
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54
-
VIDEO/ Fyerjet raciste kundër Kosovës, malazezët refuzojnë tifozët e Serbisë
28 Mars, 16:03
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Kurti e Vuçiç u dakorduan në Ohër/ Analiza e REL: Ja cilat janë pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi
27 Mars, 18:17
-
Masakra në lagjen Dardania, Kurti bën homazhe në Pejë: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale
27 Mars, 13:00
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Rama pret Kurtin në Tiranë: Të hedhë hapat për Asociacionin dhe Kishën Serbe, e mbështes! Kryeministri i Kosovës: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 07:52
-
Barazimi në Izrael, trajneri i Kosovës: Paraqitje e mirë, s'më pëlqeu rezultati
25 Mars, 21:02