Koçi: Financat publike, si torta e 100 vjetorit, kush e ka dorën më të gjatë, merr më shumë

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi edhe pse u shpreh se do të miratojë pr/ligjin për prokurimet, nuk i kurseu kritikat e tij. Ai ka vijuar akuzat për prokurimet publike, ku tha se financat publike janë bërë si “torta e 100 vjetorit të pavarësisë”, që pjesën me të madhe e merr ai që “duar më të gjata dhe gojën më të madhe”.

“Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100 vjetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duar më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe.  Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun.

Si ka mundësi që kur një kompani fiton një prokurim dhe pastaj ia kalon një nën kontraktoi tjetër me një çmim më të ulët. Edhe kjo duhet parë në ligjin e ri.

Tjetër që ndodh është që kriteret e prokurimeve paracaktojnë fituesin, Këtë ligji duhet ta shikojë me rreptësi.

Një çështje tjetër është ajo incidenca e faktit që në një institucion të caktuar pak a shumë ndodh që të njëjtat subjekte marrin prokurimet publike”, tha ndër të tjera Petro Koçi.

Kujtojmë që një vit më parë, Koçi bëri akuza të rënda lidhur mbi financat publike. Ai akuzoi aso kohe se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike dhe për këtë dëshmoi edhe në SPAK.


Lajmi kryesor:

PS bashkon votat me opozitën, miratohet me 113 vota pro rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë! Balla: Në nder të vendit, jo për protagonizëm politik! Opozita kërkoi ndryshime: E paplotë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja