Koçi: Rama ka qënë i zënë
tani të kujtohet për aleatët

Koçi: Rama ka qënë i zënë<br />tani të kujtohet për aleatët
TIRANE- Deri më tani aleatët e kryeministrit Edi Rama, me të cilët ai erdhi në pushtet kanë qëndruar në heshtje, duke manifestuar një nivel tepër të lartë durimi dhe përkushtimi ndaj koalicionit të majtë. Megjithëse që në shtator kreu i koalicionit Edi Rama ka formatuar kabinetin qeveritar duke ndarë postet e ministrave me LSI e drejtuar nga Ilir Meta, duke vijuar me ndarjen e posteve të zv.ministrave po me LSI, përfshirë këtu dhe PBDNJ e Vangjel Dules e vijuar më tej me postet e drejtorëve të përgjithshëm të ndarë po me Metën, aleatët e majtë të PS ende nuk kanë marrë asnjë post në bashkëqeverisje me Ramën. Njëherësh ata, pavarësisht se bashkë kanë marrë mbi 100 mijë vota, por që nuk kanë asnjë deputet në Kuvend me përjashtim të PKDSH të Mark Frrokut, nuk kanë reaguar në mënyrë zyrtare dhe kundërshtuese për lënien jashtë qeverisjes.

Ky ka qënë dhe reagimi i djeshëm i kreut të PSV ’91 Petro Koçi i cili e cilëson heshtjen e Ramës si pamundësi për të reaguar në këto situatë aspak të favorshme. “Besoj se me kapërcimin e këtyre situatave të vështira do të gjendet koha dhe momenti i zgjidhjes për pjesëmarrjen e aleatëve të koalicionit në bashkëqeverisje”, ka deklaruar Koçi. “Kemi qëndruar pranë kryeministrit e qeverisë në këto ditë të vështira dhe mendojmë që Rama i dha zgjidhjen e duhur, duke treguar besnikëri ndaj aleatëve strategjikë, por edhe duke vlerësuar opionion e qytetëruar kombëtar”, ka argumentuar më tej në qëndrimin e tij Koçi angazhimin e kryeministrit Rama në situatën e vështirë nëpër të cilën kaloi vendi. Ai nuk ka munguar dhe të sulmojë opozitën për qëndrim aspak normal që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve.

“Sjellja e opozitës ka qënë gjithë ekuivoke, dhe në momente të caktuara dhe me reminishenca të mentalitetit të regjimeve të dikurshme ndaj “imperializmit amerikan”’, është shprehur Koçi.I cili mendon gjithsesi se tashmë është tërë koha e nevojshme që kryeministri Edi Rama të implementojë marrëveshjen bashkëqeverisëse me aleatët e vegjël. Ndërkohë që aleatët e tjerë që kanë marrë vota, kryesisht PDS e Paskal Milos, PSD e Skënder Gjinushit, AP e Artur Dojakës por dhe PDK e Mark Frrokut ende nuk kanë dhënë një deklarim zyrtar në lidhje me qëndrimin e tyre të mëtejshëm në raport me koalicionin me PS, pasi s’kanë marrë asnjë ofertë për bashkëqeverisje në gjithë nivelet, sipas marrëveshjes parazgjedhore.

I pari që ka hequr dorë nga bashkëqeverisja me PS ka qënë kreu i PLD, Spartak Ngjela, i cili ka thënë se i ishte premtuar posti i ministrit të Drejtësisë, të cilin e mori Nasip Naço i LSI.

NDOJ, NË KRYE TË ARKIVËS SË SHTETIT
Kryeministri Edi Rama pas krijimit të boshtit qeverisës mes PS dhe LSI, ku kanë ndarë mes tyre postet e ministrave dhe shumicës së zv.ministrave dhe të drejtorëve të përgjithshëm, ka përfshirë në koalicionin bashkëqeverisës edhe kreun e AAK, njëherësh koordinatorin mes aleatëve dhe kryeministrit, Gjetë Ndoj. I cili pak javë më parë u emëruar në krye të Arkivës së Shtetit.
 
DULE ZV.KRYETAR I KUVENDI E ZV.MINISTRA
Kreu i PBDNJ dhe përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri me mbështetjen e PS dhe aleatëve mori postin e numrit dy të Kuvendit, ku PS heq dorë nga ky post. Ndërkohë që PBDNJ ka marrë dhe tre poste zv.ministrash shumë të rëndësishëm duke filluar nga ai i Jashtmi dhe duke e bërë të plotë aleancën bashkëqeverisëse me PS. Njëheherësh nga listat e PS ka marrë një deputet në Vlorë.
 
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit