Kocijancic: BE e shqetësuar për
dhunën në veri të Mitrovicës

BRUKSEL - "Bashkimi Evropian është e shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës". Kështu ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

“Me kujdes po përcjellim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet me dhunë në disa vendvotime”, ka thënë Kocijancic në një komunikatë për media, duke shtuar se "BE si gjithmonë dënon dhunën".

Në zgjedhjet vendore sot ne veri të Kosovës, ku banojnë serbët u raportuan presione, kërcënime për të mos votuar dhe deri te përdorimi i gazit lotsjellës në qendra votimi.

Ndërsa pasdite situata u acarua deri në përdorimin e gazit lotsjellës në disa qendra votimi, largimin e mbi 40 vëzhguesve ndërkombëtarë dhe propozimin e OSBE për anulimin e zgjedhjeve në veri, ku si pasojë e ngjarjeve dyshohet edhe për të plagosur.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej