Kocijancic: Inkurajojmë Preshevën
e Beogradin të vijojnë dialogun
E pyetur rreth tërheqjes së palës shqiptare nga Presheva nga dialogu me Beogradin është deklaruar edhe Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE, Catherine Ashton.
BRUKSEL - "Ne nga Brukseli inkurajojmë përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva për të vazhduar dialogun me Beogradin, gjerësisht me autoritetet e qeverisë serbe në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Lugina”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton, e pyetur rreth tërheqjes së palës shqiptare nga Presheva nga dialogu me Beogradin.
Kocijancic ka shtuar se “ne jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe situatën në Luginën e Preshevës nëpërmjet delegacionit të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim të ngushtë me Misionin e
OSBE-së në Serbi, i cili është përherë në monitorim dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë”.
Përfaqësues politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës pardje, pikërisht më 28 Nëntor i kanë dërguar një letër kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe zëvendësit të tij Aleksandar Vuçiç. Në letër liderët e Preshvës kanë konsideruar se është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut të filluar me Beogradin, sepse qeveria serbe nuk është e interesuar për zgjidhjen e krizës në Luginë, sepse vazhdimisht ka injoruar kërkesat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, siç u dëshmua në seancën e fundit të Kuvendit të Serbisë.
Pas kësaj tërheqje të liderëve nga Presheva nga dialogu me Beogradit nga burimet diplomatike në Bruksel agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se BE ka bërë presion në qeverinë serbe për të hequr dorë nga politikat diskriminuese ndaj populltatës shumicë në jugun e Serbisë, përkatësisht në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe t’i qasen me seriozitet bisedimeve me Preshevën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve entikë në ato treva.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
56.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56