Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme dhe siguri në BE tha se nuk lëviz anjë presje nga deklarat e djshme për incidentin e ndodhur në stadiumin Partizani në Beograd.
Ndërsa u pyet nga gazetarët, Maja Koçijançiç tha se i qëndron deklaratës se autoritetet serbe u sollën me profesionalizëm dhe se flamuri ishte një provokim.
Koçijançiç nuk dha një përgjigje sa i përket pyetjeve se tifozët serb përdhosën himnin shqiptar, apo për koret ku tifozët serb bënin thirrje për vrasjen e shqiptarëve.
E pyetur se a duhet të shkoj kryeministri Edi Rama në Beograd pas asaj që ndodhi, zëdhënësja e Ashton tha se kjo vizitë është e mirëpritur.
"Ne besojmë se vizita e Ramës në Serbi do të jetë i mirëpritur në drejtim të vazhdimit të procesit të pajtimit dhe nxitjen e bashkëpunimit në rajon," tha Kocijançiç për gazetarët.
Ndërkohë zëdhënësi i Komisionerit për Arsim, Rini dhe Kulturë, Denis Abot tha se hetimi i cili është përgjegjësi e UEFA-s, dhe jo e KE-së.
Abot tha se problemi i racizmit dhe dhunës për fat të keq ka ndodhur në shumë ngjarje sportive dhe se ai nuk mund të zgjidhet brenda natës.
Ja pjesa ku Koçijançiç pyetet nga gazetarët shqiptarë për incidentin në stadiumin Partizani
Si mund të konsideroni ju një menaxhim profesional të situatës, ku tifozët shqiptarë nuk u lejuan të merrnin pjesë në këtë ndeshje, koret serbe bërtisnin : "Vrisni dhe prisni shqiptarët". Sende të forta dhe fishekzjarre u hodhën mbi futbollistët shqiptarë shumë kohë përpara mbërritjes së dronit, huligani Ivan Bogdanovic, i cili shkaktoi dhe anulimin e ndeshjes Itali Serbi në 2010-ën, u pa në fushë, kur futbollistët shqiptarë ishin subjekt i dhunës jo vetëm nga tifozët serbë por dhe nga forcat serbe të sigurisë. Si mund ta konsideroni ju këtë, “një menaxhim professional” të situtës, kjo është pyetja?
Faleminderit . Mendoj se ti ke humbur mesazhin kryeor të deklaratës së djeshme. mesazh i cili kishte të bënte e faktin se stadiumet nuk duhet të jenë pjesë e provokimeve politike. Në këtë aspekt, mesazhi ishte shumë i qartë, dhe unë gjithashtu theksova se kemi nevojë për bashkëpunim rajonal, dhe se mirëpresim vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. dhe mendoj se ky ishte meszhi kryesor. kështu që të ftoj që të fokusohesh në atë që ishte dhe mesazhi kryesor.
Unë nuk jam e vetmja që e kam humbur këtë mesazh, sepse edhe Kryeministri shqiptar, dhe Ministri i Jashtëm shqiptar, kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë. Një ditë më parë Ministri i Jashtëm shqiptar deklaroi se homologu i tij serb as nuk i përgjigjej në telefon. Dhe kryeministri Rama u shpreh se nuk e dinte ende nëse do të shkonte në Beograd. Dhe më vjen keq, por ajo që normalisht ne presim nga ju nuk është kjo, kjo është kompetencë e UEFA-s. Pse ju dolët të jepnit një deklaratë që nuk është fare në kompetenca tuaja. Pse u shprehët në atë mënyrë një ditë më pare?
Ju e di se si funksionon. Unë u pyeta për dicka dhe u përgjigja. E përsërita dhe njëherë më shumë mesazhin kryesor, dhe vazhdoj që të mbroj këtë mesazh, pasi kjo ëshët gjëja më e rëndësishme, dhe vërtet mendoj se ju duhet të fokusoheni në mesazhin kryesor. Dhe mendoj se e bëra shumë shumë të qartë.
Si mund të prisni që të kemi një bashkëpunim rajonal, kur mesazhi juaj anon vetëm nga njëra anë, "Ju mund të rriheni, nuk ka asnjë problem, ju jeni thjesht shqiptarë, por mjafton që serbët nuk janë lënduar cdo gjë është në rregull." Si mund të prisni atëherë një bashkëpunim rajonal?
Unë nuk kam thënë këtë, mendoj se duhet të dëgjoni atë që thuhet këtu në mënyrë më të detajuar. Unë e thashë shumë qartë se jemi të zhgënjyer me atë që ndodhi, dhe theksova se politika nuk mund të përcohet nëpërmjet provokimeve në stadiume, dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, rëndësinë që ka kjo për politikat europiane dhe mirëpres vizitëne planifikuar të edi ramës në beograd. dhe vërtet që dua ta përsëris dhe njëherë më shumë dhe ta bëj shumë të qartë që të mos ketë asnjë keqkuptim, ju e dini shumë mirë se cfarë mbështet Bashkimi Europian, ajo që po bëjmë ne nuk do të ndryshojë, dhe e përsëris dhe njëherë se ishte ai mesazhi i saktë.
/Shqiptarja.com