Ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe ministri i Pushtetit Vendor kanë vizituar pasditen e sotme zonat më të prekura nga përmbytjet në qytetin e Dimalit, konkretisht fshatrat Banaj dhe Sheq.

Të shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema, ata panë nga afër dëmet e shkaktuara në banesa, toka bujqësore dhe blegtori.

Gjatë vizitës, kryebashkiakja Mema u shpreh se janë marrë të gjitha masat për strehimin e banorëve të evakuuar, sigurimin e ushqimit për bagëtitë si dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës nga strukturat vendore.

Qarku i Beratit, e veçanërisht zona e Dimalit mbetet ndër më të goditurat nga reshjet intensive, ku me dhjetëra familje kanë pësuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe të mbjella. Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e gjendjes.


Lajmi kryesor:

Moti i keq në Shqipëri/ Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet