Pasi zyrtarisht mori detyrën si zv/kryeministre Albana Koçiu i ka dorëzuar stafetën një ditë më parë Besfort Lamallarit, ministrit të ri të brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu mbyll kapitullin e saj në drejtim të Ministrisë së Brendshme duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe të gjithë punonjësit me uniformë.

“Ndihem mirënjohëse që këtë mision e ndava me një skuadër profesionistësh që punoi me përkushtim dhe në sinkron të plotë. Disa kapituj mbyllen, por rrugëtimi për Shqipërinë evropiane vazhdon. Jam krenare që jam pjesë e kësaj historie pune dhe përkushtimi.”-shkruajti Koçiu në rrjetet sociale. 


Lajmi kryesor:

Vengu ikën nga Mbrojtja: S’e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: E marr detyrën me nder e përkushtim