Janë 134 drejtuesë të institucioneve dhe agjencive në varësi të ministrive, të cilëve, sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, u është kërkuar dorëheqja, në kuadër të një procesi vlerësimi dhe rinovimi. Përjashtim bëjnë vetëm ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe Policia e Shtetit.
Sipas listave të verifikuara nga Report TV, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është ajo me numrin me të madh të institucioneve në varësi, 31 të tilla. Në vend të dytë ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, së cilës i përgjigjen 21 institucione. Më pak nga të gjitha ka Ministria e Jashtme, me vetëm 3 agjenci.
Sipas burimeve të Report TV, çdo drejtor, bashkë me dorëheqjen, duhet të dorëzojë listën e punëve që ka bërë në krye të detyrës, duke dëshmuar performancën e tij. Në këtë mënyrë mund të fitojë të drejtën për të rikandiduar në pozicionin që mban, por vetëm pas një shqyrtimi që do të bëhet nga Ministria e re e Administratës Publike, në krye të së cilës është Adea Pirdeni.









Komente
Komento