Koço Kokëdhima bind Piro
Dhimën për reformën territoriale

HIMARE - Vetëm tre ditë larg seancës së fundit parlamentare ku pritet të miratohet reforma territoriale dhe debateve që kanë dalë nga Himara për këtë çështje, deputeti i PS-së Koço Kokëdhima po përpiqet të bindë himariotët. 

Dhë për të treguar se çfarë përfitimesh ka Himara në lidhje me bashkimin me Vranishitin, ai ka zgjedhur të takojë himariotin Piro Dhima, i cili është dhe deputet në parlamentin grek me partinë PASOK ( partia e ministrit të Jashtëm grek Evangelos Venizelos). 

koco
(Në foto: Koço Kokëdhima, Piro Dhima dhe kreu i bashkisë Himarë Jorgo Goro gjatë takimit)

Gjatë një takimi që u zhvillua në Qeparo dhe që zgjati rreth 30 minuta mori pjesë edhe Jorgo Goro, kryetari aktual i Bashkisë së Himarës. 

Sipas deputetit të PS-së tema e takimit ishte reforma territoriale. 

koco
(Në foto: Koço Kokëdhima, dhe Piro Dhima gjatë takimit)

“I shpjegova Piros pikëpamjen e Qeverisë Shqiptare për bashkimin e Himarës me Vranishtin, çfarë përfiton Himara nga ky bashkim dhe çfarë ndryshon në territorin e saj, në përbërjen e popullsisë, në ekonomi, në strukturën dhe standartet e Bashkisë së re, etj. Gjithashtu i shpjegova se Dulja e Bollano e kanë kundërshtuar këtë zgjerim të Himarës në drejtim të Vranishtit për interesa partiake e politike”, shkruan deputeti i PS-së Koço Kokëdhima në rrjetin social Facebook.

Ai shkruan se është ranë dakort që të bashkëpunohet për reformën territoriale sepse kjo i shërben të ardhmes së Himarës. 

“Ai më tha drejtpërdrejtë se plani juaj është i bukur dhe se do të flasë me autoritetet greke sapo të kthehet në Greqi. Gjithashtu ai e priti shumë mirë ftesën time drejt tij dhe të gjithë himarjotëve të suksesshëm nëpër botë, për të bashkëpunuar për një zhvillim të merituar të kësaj krahine të bukur e të lavdishme. Takimi u përshkua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, shkruan në faqen e tij në Facebook deputeti i PS-së Koço Kokëdhima. 

Himarioti Piro Dhima ditë më parë ka dalë kundër reformës territoriale si dhe shumë himariotë të tjerë. Ai madje në profilin e tij në Facebook shkruante se po ndjek nga afër bashkë me ministrin e Jashtëm grek këtë çështje.

koco
(Në foto: Koço Kokëdhima, dhe Piro Dhima )

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)