Deputetët e PD-së pretendojnë se Silvana Maksuti, (së cilës i takonte që të merrte mandatin e lënë nga ministri i Mjedisit Lefter Koka i LSI-së, në qarkun e Durrësit) dhe Merjeme Delishi (së cilës i takonte që të merrte mandatin e lënë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në qarkun e Lezhës) janë detyruar të japin dorëheqjen pasi janë kërcënuar me pengmarrje .
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila kryesonte listën emërore të deputetëve PS në qarkun e Lezhës mbrojti dorëheqjen e Mejreme Delishit duke thënë se ajo është e sëmurë.
Ne Lëzhe, kandidatja e PS-së Mirela Neli, që zevendesoi Merjeme Delishit e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqjen do të zëvendësohet nga Arben Noka, ndërsa, Silvana Maksuti e LSI do të zëvendësohet nga Bujar Derveni i qarkut të Durresit.
Berisha akuzoi maxhorancën se po zëvendësonte deputetet gra me përfaqësues të mafias dhe e quajti "Mimi konfidentja". Në replikë ministrja Kodheli i tha Berishës se i kishte borxh 2 herë jetën e babait por CV e saj nuk kishte vrasje.
Gjatë seancës në debat janë përfshirë dhe deputetet e PD-së, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.
Më pas Berisha njoftoi vendimin e grupit PD për largimin nga salla me pretendimin se "ky është atentati i dytë më i rëndë i demokracisë në sallën e Kuvendit pas atij ndaj Azem Hajdarit."
Berisha ka sulmuar dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e quajtur "ekstension të krimit në Parlament." Ndërkohë që ky i fundit deklaroi se Berisha ka frikë nga kthimi i policisë së shtetit në detyrë.
Më pas kryeministri Rama mori fjalën (opozita nuk ishte në sallë) dhe akuzoi opozitën se shpif duke u bërë njësh me baltën e rrenave dhe kujton se duke hedhur gurin njerëzit do i shkojnë pas në rrugë".
Ai i ka quajtur shpifje dhe deklaratat e opozitës për lumin Radika duke thënë se nuk ka asnjë projekt të tillë. Duke folur për serverin e Tatimeve, Rama ka ironizuar me deklaratat e Berishës, duke thënë se, “hajduti thërret kapeni hajdutin”.
Në fund, Kuvendi miratoi me 75 vota pro ngritjen e komisionit bipartizan, për çështjen e reformës territoriale, si dhe aktin normativ të ndryshimit të pr/buxhetit 2013.
REPLIKAT BERISHA KODHELI
BERISHA: “Po dhuhohen në mënyrën më brutale, nënat, motrat, grate. Sot në Parlament i nënshtrohemi mafias, tentakulave dhe kompromisit ndër më të turpshit në histori për të përzënë nga parlamenti dy zonja dhe për të zëvendësuar me të fortë e përfaqësues jo të civilitetit por të mafias. Ky Parlament ka rregullat e veta dhe ka solidaritin e vet ndaj deputëve të sëmurë por jo flakjen, sepse ka kufi, ti Mimi kofidentja”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në Kuvend po “përdorin grua për të sulmuar gruan”.
REPLIKON KODHELI: "Sali Berisha ne të dy njihemi shumë herët. Unë kam burrninë të them: Jetën e babait tim ta kam borxh 2 herë, jo një herë, për të tjerat me mua nuk krahasohesh sepse në CV-në time nuk ka pasur as vrasje as hajnira."
(VIDEO/Replika e plotë mes Berishës dhe Ministres Kodheli)