Pak kohë më parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë u shfaq në kufi, i veshur si ushtarak, ndërsa foli me një gjuhë kërcënuese.
 
Gjatë një interviste në TVSH, ministrja shqiptare Mimi Kodheli rrëfeu se cfarë i tha homologut të saj pas këtyre deklaratave.
 
Veshja si ushtarak ka qenë një sjellje për konsum të brendshëm politik.
 
E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar që atëherë kur doli si ushtarak.
 
Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha “po jam qetësuar
”” tregoi Kodheli.
 
Pavarësisht deklaratave, Kodheli theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë me shumë sesa korrekte.


dy.b/shqiptarja.com