Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar pas incidentit të një grupi studentësh me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Kodheli dënon gjestin e të rinjve, ndërsa i shpreh mbështetje koleges së saj.
"Keqardhje për gjestet dhe mënyrën e zgjedhur nga disa të rinj për të arritur qëllimet. #UnëJamMeLinditën!", shkruan Kodheli.

(Postimi i Kodhelit në Facebook)
MInistrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u qëllua sot me salcë gjatë një aktiviteti me studentë te Piramida. Policia shoqëroi në komisariat si të dyshuar studenten e Fakultetit të Shkencave Sociale, Mirela Ruko. Kjo e fundit u filmua në momentin kur hodhi salcë në drejtim të ministres.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com