TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli garantoi rritjen profesionale dhe depolitizimin në institucionet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë një takimi me përfaqësuesen e Departamentit amerikan të Mbrojtjes Evelyn Farkas, Kodheli nënvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare në luftimin e fenomeneve negative si lufta kundër korrupsionit.
Kodheli siguroi përfaqësuesen e Departamenti amerikan të Mbrojtjes se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan për sa kohë, NATO e SHBA do jetë atje, duke koordinuar çdo veprim në të ardhmen me SHBA-n. Shqipëria, theksoi Ministrja do luajë rolin e saj edhe brenda Iniciativës së Kartës së Adriatikut, si dhe iniciativave të tjera, duke promovuar vlerat dhe standardet e kërkuara nga shtetet e tjera, drejt procesit të anëtarësimit në NATO.
Ministrja Kodheli ka marrë pjesë në Ministerialin e Kartës së Adriatikut dhe në atë të Mbrojtjes së vendeve të Europës Jug-Lindore. Kodheli në takimin me Farkas ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA duke theksuar se ministria e Mbrojtjes dhe qeveria shqiptare e konsideron SHBA si një partner strategjik sin ë politikën e jashtme ashtu edhe në bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Kodheli ka vlerësuar gjithashtu edhe ndihmën që ka dhënë SHBA në procesin e reformimmit dhe të transformimit të FA. Ministrja vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Sllovenisë. U ra dakord për rritjen e bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin në përballimin e emergjencave civile, duke marrë pjesë në organizimin e stërvitjeve të përbashkëta, trajnime dhe shkëmbim eksperience në kuadër të stërvitjeve malore.
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com