Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka paditur për shpifje në  Gjykatë, koordinatoren kombëtare të Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo.

Fletëthirrja e Gjykatës është bërë publike nga vetë Bozdo. Ajo shkruan në Facebook se “Mimi ka lënë “mbrojtjen” dhe merr rol sulmues ndaj kundërshtarëve politik.

padia

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi, lë "mbrojtjen" dhe merr rol sulmues. Ajo çon në gjyq një qytetar me status politik opozitar. Mimi pretendon se i është shkaktuar dëm nga një deklaratë e kryer nga foltorja e PD. Lind pyetja: Çfarë dëmi i është shkaktuar kësaj zonje ministre, kur ajo vazhdon të jetë ministre edhe pas deklaratës?!”, thotë Bozdo.

Koordinatorja e PD, Reila Bozdo, akuzoi për korrupsion pak kohë më parë ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me tenderin prej 850 milionë lekë, për vëzhgimin e hapësirës detare, që sipas demokratëve e ka fituar një dyqan celularësh.

Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrëqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, ka thënë Bozdo.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)