UASHINGTON - “Të gjitha vendet anëtare të NATO janë të rrezikuara nga sulme të mundshme terroriste të ISIS, mes të cilëve edhe Shqipëria.” Kështu u shpreh Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, lidhur me rrezikshmërinë e sulmeve të mundshme terroriste të ISIS ndaj vendeve anëtare të NATO-s, dhe konkretisht vendit tonë.
Sipas Kodhelit, duke qenë se Shqipëria ka qenë ndër të parat që është bërë pjesë e koalicionit ndaj ISIS, dhe si vend anëtar i NATO-s, edhe mund të ndjehet e rrezikuar për sulme të mundshme. Megjithatë Ministrja e Mbrojtjes, theksoi se janë marrë të gjitha masat në koordinim me vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut për sigurinë e qytetarëve dhe të sulmeve të mundshme.
Ministrja Kodheli nënvizoi se krahas rrezikut, Shqipëria do të vazhdojë të jetë në krah të aleatëve ndërkombëtarë, pasi vendi ynë nuk mund të bëjë pjesë në të një të ardhme me masakra të tilla, referuar sulmeve të ISIS.
“Sigurisht që po. Shqetësohemi sepse Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe të gjitha kufijtë NATO janë të rrezikuar dhe Shqipëria është gjeografikisht në një vend, siç është Ballkani Perëndimor, zonë nga e cila për fat të keq shoqëria prodhon të ashtuquajturit ushtarë të cilët shkojnë për të luftuar në Siri apo gjetiu, pa e ditur pse po e bëjnë këtë dhe në emër të kujt po e bëjnë këtë. Nuk mund asnjëherë që kjo të jetë e ardhmja e qytetërimeve tona, nuk mund që në emër të zotit apo në emër të religjionit apo fesë ne të mund të kemi përpara syve tanë pamje të një masakre barbarie, siç rëndom po shikojmë në këto momente. Shqipëria punon çdo ditë që të ketë nën kontroll sigurinë e qytetarëve të saj kudo që janë, por padyshim të mund të bashkëpunojë ngushtësisht me aleatët apo me parnerët NATO, si në rajon ashtu edhe më gjërë në mënyrë që kostot e kësaj përgjigjeje ndaj kësaj organizate të mund të jenë sa më të vogla. Kur flas për kosto, flas për kosto në jëtë, siç flas për kosto monetare, siç flas për përgjigjen që i duhet dhënë këtij organizimi, i cili sot për sot përbën një problem serioz për sigurinë e europës e vendeve NATO dha padyshim edhe për sigurinë e qytetarëve shqiptarë.” theksoi Kodheli
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49