TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Presidentit të Republikës se kryeministri po synon që të marrë pronat e ushtrisë si edhe po i merr kompetencat. Sipas Kodhelit, deri tani po bëhet fjalë për një draft pune dhe në asnjë rresht të tij nuk cenohen kompetencat e presidentit në lidhje me Forcat Ushtarake.
“Ka një draft krejt paraprak. Kjo gjë diskutohet se është një proces. Ky material është çuar për t'u diskutuar me institucionet, të cilat ky draft prek. Ministria e Financave, ajo e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, institucionet e Shërbimeve të Inteligjencës, Parlamenti, Presidenca, pra të gjitha institucionet që preken nga ky draft, janë të njohura me projektin që ne kemi bërë. Ky projektligj nuk cenon të drejtat e Presidentit të Republikës.
Jam këtu për të siguruar publikun dhe institucionin e Presidentit që në asnjë germë të projektligjit, i cili do të ristrukturohet në frymën e të gjithë reformave dhe gjithë ristrukturimit, që i duhet bërë bazës ligjore, mbi të cilin mbështetet veprimtaria e Forcave të Armatosura, e Ministrisë së Mbrojtjes, ekzekutivit dhe institucionit të Presidentit, nuk ka të shkruajtur ndonjë një cenim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës.
Unë personalisht si ministre e Mbrojtjes, Qeveria ku unë bëj pjesë dhe kryeministri Rama jemi më shumë se kurrë të vendosur të respektojmë kushtetutshmërinë e çdo ligji që ne do të kalojmë në Parlamentin shqiptar, të respektojmë institucionet e pavarura dhe me këtë projekt ne do ta shtyjmë akoma më tej këtë proces, do ta lartësojnë figurën e Presidentit, duke e fokusuar detyrimin e tij kushtetues, vetëm në ato të drejta dhe detyrime që Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës”, tha Kodheli.
Redaksia online
/Shqiptarja.com