Kodheli-Farkas: Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal


Ministrja Kodheli priti zv. Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-se, Evelyn N. Farkas
Ministrja Kodheli priti zv. Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-s, Evelyn N. Farkas
TIRANË, 13 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi te henen pasdite një takim me zv. asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-se për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Evelyn N. Farkas.
Farkas ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të lartë amerikan, kryesuar nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.
Zhvillimet më të fundit në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës, por dhe zhvillimet në rajon, ishin ndër temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.
Ministrja Kodheli dhe Farkas ndanë mendimin se dakortësia e arritur në Ministerialin e Mbrojtjes pak javë më pare për një qëndrim gjithëpërfshirës në funksion të mbrojtjes së çdo vendi anëtar, është një hap i madh përpara për sigurinë tonë të përbashkët.
Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, theksoi se, Shqipëria ka deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s për vitet 2016-2018, duke qenë e pranishme kësisoj në operacione dhe komanda.
Ndërsa Farkas e vlerësoi maksimalisht këtë kontribut madhor të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ministrja Kodheli priti zv. Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-s, Evelyn N. Farkas
Të dy bashkëbisedueset u ndalën edhe tek zhvillimet në Ukrainë dhe në Irak. Ministrja Kodheli theksoi se, Shqiperia jo vetëm dënon veprimet ruse dhe mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës, por është e pranishme në këtë vend në kuadër të misionit vëzhgues të OSBE, por dhe me ndihma logjistike.
Duke u ndalur në rajon, ministrja Kodheli nënvizoi se, Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik. "Ne shpresojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me procesin e tyre të reformave në rrugën e tyre të integrimit euroatlantik", është shprehur Kodheli.
Gjithashtu, ministrja shqiptare e Mbrojtjes e njohu zv. asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-se për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Farkas, edhe me punën e bërë në forcat tona të armatosura, duke u fikusuar sidomos tek modernizimi i saj, si një nga kërkesat e kahershme të aleatëve tanë. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi