Kodheli: Imami ka frikë nga
zullumet që ka bërë si ministë

TIRANE- Seanca e djeshme plenare u përfshi nga replikat dhe akuzat mes ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli si dhe ish-drejtuesit të kësaj ministrie Arben Imami, ku në qendër ishte pikërisht padia që është ngritur mbi këtë të fundit. Ministrja Kodheli deklaroi se kallëzimi penal ndaj paraardhësit të saj mund të niset drejt organeve kompetente në çdo moment. "Kallëzimi penal është detyrim për çdo qytetar, jo më për një funksionar që konstaton shkelje. Pranoj që ajo që dinim ishte më pak se ajo që po zbulojmë dita-ditës nga brenda me gropat e buxhetit.

Ai e di më mirë se çfarë zullumesh mund të ketë bërë pavarësisht luftës imagjinare që ai mendon se është kundër tij. Pwrse keni frikw?", u shpreh Kodheli. Ndërkohë që ajo iu drejtua më tej Imamit se është mësuar që të zbatojë vetëm urdhra, ndaj dhe nuk ka argumente të mbrohet. “Më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij. Duke dashur të mos merret me akuzën sepse s’ka cfarë thotë, merret me mua apo me Edi Ramën, duke u marrë si një individ jo si njeri i prezumuar i korruptuar por si një presion politik. Ai thotë se kryeministri e ka bërë për arsye personale. Ai nuk ka faj se është mësuar të zbatojë urdhra nga lideri i tij”, tha ajo. Ndërkohë që po dje ministrja e Mbrojtjes ka urdhëruar shkarkimin nga puna të drejtores së Auditit të Brendshëm të Ministrisë, Bardha Kola.

Regon Imami
Ish-ministri i Mbrojtjes Imami reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate duke u shprehur se sulmi i fundit është ndaj reputacionit dhe personalitetit të një njeriu. Ndërkohë që ai vijoi më tej edhe me akuza dhe fyerje ndaj ministres Kodheli. “Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni.

E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme. Veproni gabim kur flisni për njerëz dhe mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush, sikurse ti që ke ikur për 24 orë në 1992 nga Posta Shqiptare për të mos u ballafaquar me vendin, mos kujto se e di ti dhe nuk e dimë ne, sesi ke ikur nga Banka Amerikane. Marrëdhëniet tuaja me kryeministrin janë marrëdhënie të njohura, të gjithë e dinë që ju bërtiste nga WC: Mimi mbaroi letra higjenike”, iu drejtua Imami Kodhelit.

Debatet në Kuvend
Topalli: Kur kryetar ka qenë Pjetër Arbnori dhe sistemet janë ndryshuar, nuk ka hequr aq shumë nga administratë publike sa janë hequr nga ju. Deri në këtë moment që po flasim janë hequr nga administrata e Kuvendit 45 dhe janë në listë pritje 20 të tjerë që e çon numrin në 65-68 në një administratë që përbëhet gjithsej nga 208 vetë.
Meta:Unë mendoj që të mos ngatërrojmë dy çështje. Festën e Partisë Demokratike, që është edhe një festë për demokracinë në vend meqenëse është partia e parë opozitare me problemet e administratës së Kuvendit, e cila shpresoj që nuk ka qenë partiake dhe nuk duhet të jetë partiake. Këto informacione që keni ju, unë nuk i kam.
Topalli: Ju lutem bëhuni serioz.

Meta: Për shkak të seriozitetit që ka kjo çështje, e cila nuk duhet të përzihet me festën e PD, unë ehe pse skam për detyrë të bëj interpelancë, sepse ka interpelancë kryetari i Kuvendit, por unë jam gati që në do kohë që ju e kërkoni, të bëj një interpelancë këtu për problemet e reformës.
Topalli: Mendoj që në detyrën e kryetarit te Kuvendit duhet të kemi pak seriozitet. Ju e dini që nuk ka interpelancë me kryetarin e parlamentit. Një gjë e tillë është terror dhe do të jetë turp për çdo kryetar parlamenti që të merrte një pastrim dhe një revansh të tillë. Ata nuk kanë punuar thjesht me Jozefina Topallin, ata kanë punuar [për shtetin.
Meta: Mendoj të ngremë një komision hetimor parlamentar me dy bashkëkryetar, me zonjën Topalli dhe me zotin Balla që të shikojnë se si është zbatuar dhe zbatohet ligji. Unë nuk e di që kryetari i Kuvendit ka të drejtë që të heqë punonjës të administratës së Kuvendit.

Dashamir Tahiri: Ne para disa ditësh na janë vrarë dy shqiptarë.  Unë doja të dija, deri kur do të vazhdojnë qeveritë tona, që kanë 23 vjet Parlamenti ynë që ka 23 vjet, që rri i trisht para Greqisë.
Meta: Faleminderit për shqetësimet që ngrite për të cilat do të kërkojmë sqarime pranë qeverisë.
Mimi Kodheli: Zotëria as nuk e imagjinon dot se marrëdhënia ime, marrëdhënia jonë me liderin e partisë, sot Kryeministrër i vendit, as ka qenë, as është dhe as nuk do të jetë një marrëdhënie pronar-çirak siç e ka të tillë në fakt jo vetëm zotëria, por edhe kryetari i partisë së tij me liderin real të të dyve. Sa për politikën, unë besoj se ju e keni humbur shansin të merreni seriozisht me të që kur ditën kur hypët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën, pastaj zbritët nga tanku dhe u gjunjëzuat para tij.

Imami: Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e Kryeministrit për të folur edhe nuk kisha ndërmend të flisja në Parlament që ta shtroj këtë çështje. Qëllimi edhe i këtij sulmi është ndaj reputacionit dhe personalitetit te njeriu. Mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush sikurse ti që ke ikur për 24 orë në vitin 1992 nga Postat Shqiptare për të mos u ballafaquar me Drejtësinë. Mos kujto se e di vetëm ti dhe nuk e dimë dhe ne të tjerët se si ke ikur nga Banga Amerikane. Sa i përket marrëdhënieve tuaja me ish-kryetarin e Bashkisë janë marrëdhënie të njohura. Të gjithë e ditë që ju bërtiste nga ËC, “Mimi mbaroi letra higjenike”.
Berisha: Nëse zëdhënësat nuk vijnë të flasin për ligjin por për vehten e tyre është fyerje e rëndë. Të dalë zëdhënësja e Edvin Ramës të flasë për veten e vet është turp. E kuptoni ku jeni. Se keni qenë ministra e kryeministra, 25 vjet në Parlament, talleni me veten tuaj. Lexo poezi për Edi Ramën (Meta qesh)
Meta: Duke ju uruar për festën e PD-së mendoj të vazhdojmë më tej. 

Berisha: Jam këtu për të denoncuar publikisht një vello të zezë mashtrimi që po mbulon vendin nga kryekreu që e ka shndërruar qeverinë në një fabrikë mashtrimesh të paimagjinueshme. Njeriu që do u premtonte shqiptare 95% ulje taksave, po u ofron atyre 100% rritje të pamëshirë të çmimeve.
Tahiri: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një nga elementët kyç për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Krimet kundër personit nga 700 që  i deklaroi Partia Demokratike janë 296.  Krimet e rënda janë 35 nga 160 që deklaroi  PD. Vrasjet janë 7 dhe jo 10 sa deklaroi Partia Demokratike.

Noka: Po fsheh të dhënat. Në lagjen tënde nuk po ve dot rend e qetësi. Në lagjen tënde janë vjedhur dy komshi. Tu vra shoku yt i ngushtë e nuk e zbardh ose nuk e guxon, ose je i paaftë.
Balla: Ke nevojë të dëgjosh Xhozefinë, sesi hoqe pak kohë më parë, një drejtues të një drejtorie të rëndësishme në Kuvend. Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, 40 vjet eksperiencë me të huaj, dhe vure mbesën e burrit tënd, drejtore të Drejtorisë të Marrëdhënieve me Jashtë parlamentit. Se u largua dhe dhëndri jot nga shërbimi diplomatik në Francë, një këngëtar mori përsipër të bënte diplomacinë shqiptare me një ndër shtetet më të mëdha të Evropës. Rri Xhozefinë të dëgjosh, sesi vëllai yt,si emigrantë të tjerë, u hoq sepse gjatë qeverisjes tënde ishte konsulli shqiptarë në Milano. Bërtet Xhozefina sot se u hoq vëllai i Tumçit, Tumçi është burri, nga dogana në Shkodër.

 
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës