Kodheli inspektim në Batalionin e
Dytë të Këmbësorisë në Zall-Dajtit
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e shoqëruara nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti Forcave Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, ka inspektuar stërvitjen që po zhvillon Batalioni i Dytë i Këmbësorisë (b2k) i Forcës Tokësore në rajonin e Zall-Dajtit.
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e shoqëruara nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti Forcave Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, ka inspektuar stërvitjen që po zhvillon Batalioni i Dytë i Këmbësorisë (b2k) i Forcës Tokësore në rajonin e Zall-Dajtit.
Ministrja Kodheli, pasi ka ndjekur nga afër stërvitjen dhe është takuar me trupat pjesëmarrëse, i ka falënderuar për “arritjet gjatë zhvillimit të kësaj stërvitjeje ushtarake, çka vërteton edhe një herë më së miri përgatitjen tuaj, gatishmërinë tuaj dhe besimin që ju keni tek puna që ju bëni.”
“Ju jeni të denjë”, ka vijuar më tej Kodheli, “për të përmbushur detyrën tonë sa kushtetuese aq edhe fisnike të mbrojtjes së vendit, territorit të Shqipërisë, sigurinë e qytetarëve, të familjeve tona dhe padyshim edhe sigurinë jashtë kufijve të vendit.”
(Kodheli gjatë inspektimit të stërvitjes së Batalionit të II të Këmbësorisë në rajonin e Zall-Dajtit) Qëllimi i kësaj stërvitjeje është testimi i kapaciteteve operacionale dhe të gatishmërisë së b2k të Forcës Tokësore, si repart prioritar i Forcave të Armatosura, vlerësimi i aftësive për planëzimin, organizimin dhe kryerjen operacionit në kushte sa më reale, si dhe koordinimi dhe bashkëveprimi me strukturat e tjera shtetërore në menaxhimin e emergjencave civile.
Stërvitja e kërkim-shpëtimit është karakterizuar nga një dinamikë e lartë dhe një larmi skenarësh, ku trupat e b2k janë angazhuar në përballimin e situatave të emergjencave civile të shkaktuara nga kushtet e rënduara atmosferike.
Në këtë stërvitje marrin pjesë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, si dhe forca e mjete të Policisë Ushtarake. Trupat dhe mjetet ushtarake gjatë stërvitjes kanë kryer detyra për evakuimin e popullsisë së bllokuar, shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1844
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48