ITALI- Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në Itali për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të saj Mario Mauro, me të cilin ka zhvilluar dje edhe një takim shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin mes pakëve. Gjatë bisedës ministri italian, Mauro e ka uruar ministren për detyrën dhe u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Gjatë bisedës ministria Kodheli tha se, forcimi i bashkëpunimit mes dy qeverisë në fushën ekonomike sidomos në ato sektorë me interes të përbashkët është i rëndësishëm. Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kodheli i kërkoi homolgut të saj, që Italia të japë asistencë për ruajtën e hapësirës ajrore.

Një tjetër temë diskutimi ishte edhe mbështetja që Shqipëria kërkon nga Italia për batalionin e motorizuar dhe për ruajtjen e hapësirës detare, duke hedhur në këtë mënyrë një hap të rëndësishëm në lidhje me efikasitetin e luftës kundër trafiqeve të të gjitha llojeve përmes detit. Të dy zyrtarët ishin të njëjtit mendim lidhur me forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë fushë të rëndësishme. Gjithashtu ministrja Kodheli i ka kërkuar homologut të saj edhe mbështetjen e Italisë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ndërkohë që dy ditë më parë ministrja Kodheli zhvilloi një takim në kompaninë italiane "FinMeccanica".

Kjo kompani, është më e madhja e teknologjisë moderne edhe ushtarake në Itali dhe në të gjithë botën. Kjo është një ndër grupet industriale në nivelin më të lartë botëror në teknologjitë e fundit. Përfaqësues të kësaj kompanie kanë ardhur dhe në Shqipëri, duke vizituar kombinatin metalurgjik të Elbasanit. Ata kanë parë mundësitë që mund të ketë, me qëllim investimimin në vendin tonë. Ministrja Mimi Kodheli ka zhvilluar një takim tjetër edhe në kompaninë "Selex".


Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/Kulture/2730/sako-si-u-realizua-filmi-artistik-per-radiolojen-liqeni-i-vajkalit-191997.html#sthash.5UwjXBuC.dpuf