TIRANE- Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ka sqaruar qëndrimin e dikastrit që drejton në lidhje me lajmet e publikuara , për një shkarkim të mundshëm të kundëradmiralit Kristaq Gërveni. 

Zonja Kodheli duke folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm , tha se përfaqësuesit tonë ushtarak në NATO, Gërvenit i ka përfunduar mandati si përfaqësues i Shqipërisë dhe nuk është shkarkuar. Ministrja argumenton se për këtë çështje është infomuar edhe presidenti Bujar Nishani . 

““Kam zbatuar vetëm procedurat edhe ligjshmërinë. Kjo është një procedurë besoj krejt normale në mbarim të dekretit të presidentit i cili ka mbaruar në rastin e zotrisë në fillim të janarit, por për arsye praktike mbaron fizikisht në fund të marsit si procedurë. Pra kthehet fizikisht në atdhe. Thjesht dhe vetëm kam nxjerr një urdhër administrativ në mënyrë që gjerat pastaj të procedojën qetësisht, normalisht që t'i hapet vendi dikujt tjetër për të ardhur. Presidenti ndërkohë vlerson situatën, është i njoftuar për mbarimin e dekretit të Presidentit të mëparshëm dhe mbarimin e kohës fizike të qëndrimit të përfaqësuesit tonë në NATO dhe besoj se do te procedohet rregullisht edhe në këtë rast.” sqaroi për gazetarët Kodheli. 

Gërvenit i është kërkuar të kthehet në Shqipëri pasi i përfundon mandati në këtë post më 31 mars të këtij viti.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ka informuar kreun e shtetit Bujar Nishani në lidhje me përfundimin e mandatit të Gërvenit si përfaqësues i Shqipërisë në NATO në fund të marsit, pasi është emëruar që në janar të vitit 2011, si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në Bruksel.

Nga ana e tij vetë Gërveni , ka akuzuar ministrinë e Mbrojtjes se ky është një vendim antiligjor, dhe ka prapavijë politike. Emri i Kristaq Gërvenit u bë i njohur për opinionin publik, pasi u zbulua pakti detar me Greqinë .

Kritaq Gërveni është personi, që hodhi firmën në  paktin detar me Greqinë, që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese, si antligjor. 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)